Horizont / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Horizont

Të kërkoj në luginën e drerëve
fjollës borë
kristalit të bardhë,
bulëzuar në qerpikë të Hënës
asaj mbrëmje,
ku pemët zhvishnin të fundit veshje
e sytë ndriçonin nëpër natë
rrëzëllimin
e një flakëz drite
që digjej ngadalë.

Ecur këmbëzbathur
lëndinës së virgjër
gjurmës takim,
ku dy buzë prekin jetën
e dehen të kuqes verë
në dy gota
një ngjyrë
natës së përhumbur në ëndërrime
shtrirë
në ujëra të kristalta
përshkuar brigjeve të panjohura
në një det,
që valët përkund në krifë kuajsh
e velat e anijeve ngre
drejt ishullit të munguar.

Të kërkoj nuancave të qiellit
grimcave të jonizuara
në një tis blu,
ku mbetet tatuazh
gërvishja e diellit,
ndjerë nën lëkurë
e ashtu rrëmbyer
kupës së kthyer
nën tingujt e një xhazi që vjen nga bari i vjetër
ritualit të njëjtë
festës së çmendur
nisur për çdo mbrëmje
vallëzuar ndjenjës.

Parkut ndjek gjurmët
e hapave tanë të dikurshëm
në një stol,
ky dy gjethe kryqëzojnë fatin
pranë e pranë,
si në të fundit amshim
për kohën e stinës së blerimit
e rrëzuar
kaq dhimbshëm
në të vetmen prehje të tyre
korit të shpesëve arratisur
ardhur papritur
në një tel violine
drithëruar timbrit
të një zëri që s’ ndihet.

Të kërkoj
bukurisë së fjetur të muzgjeve,
kur një horizont
pasazh i botës që rrethon
thinjet në mendimet e mia,
si iluzion i largët
paskohë
që degët e shelgut përkul
e në një prekje të vetme
përthyen prizmin ngjyrë.

Të kërkoj meditimit
në gërmëzime të panjohura ,
që shformësohen xhamave të grisur
trajtës së rishfaqur në mallin e tretur
e të gjej
diku në thellësi të vetes
avitur drejt meje,
si përherë
buzëqeshjes së çelur.

@ julja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s