Kur shpirti bleron pranverë / Shkëputur nga romani “Dashuri rrëqethëse” i autores Lela Dardha Kokona

Lela Dardha Kokona

Kur shpirti bleron pranverë

U takuan atë ditë ,në fundin e një lokali,të mbështetur në jastëk stofi të gjelbër e të ashpër. Këmbenin shikimet duke dashur të dallonin te njëri – tjetri sesi ndiheshin,për të sinkronizuar sinjalet e shpirtit nëpërmjet lëvizjes së syve .Ani fliste dhe nuk ulte sytë për asnjë çast.Kjo për Frosinën tregonte se ishte i dashuruar seriozisht me të, i vendosur. Sillte mesazhe shumë të qarta ,ndjenja të forta dashurie edhe zmadhimi i bebes së syrit tij.Ai tashmë po flirtonte me të.Ato sinjale psikologjike, Frosina i besonte shumë.Ajo dekodifikonte veprimet e tij me mjaftë mjeshtri,atë pjesë të leksikut të përditshëm të pazëshëm. Për atë, dashuria qëndron te shikimi. Në sfond dëgjohej një muzikë e lehtë.
– Sa do doja të kërcenim tani!- Shprehu dëshirën e tij Ani, duke lëvizur njëkohësisht këmbët dhe supet.Një valëzim i lehtë përshkoi trupin e tij. Frosina e pa me keqardhje.
– Edhe unë do të doja Ani, por jetojmë në një kohë dhe vend që s’na favorizonë.Edhe se do më pëlqente të mos ndjek turmën, atë që është para meje, se kështu nuk shkoj dot atje ku dua . Dua të jetoj sipas arsyes time, e jo duke imituar të tjerët.Edhe nëse gaboj,.nuk bëhem shkas gabimi për të tjerët.- Foli me trishtim e menduar. Vuri re se duart e Anit filluan ti dridheshin.Ia mori dhe ia pushtoi me të puthura e të qeshura.
– Pse po dridhesh i tëri Ani? Tundi kokën lehtë, majtas – djathtas e menduar.
– Si ti marr këto puthje duarsh Frosina? Merre si një ndryshim, avancim…,-foli duke qeshur lehtë.
– Jo çdo veprim Ani ka nevojë për spjegim. Gjuha e trupit nganjëherë flet më shumë se fjala. Kurrë se kam bërë më parë këtë hap apo veprim.Kush guxonte të më prekte duart, ikja me vrap si budallaqe. Djemtë janë të tmerrshëm, nuk arrijnë të përballojnë ndjenjat e tyre instiktive.- haha,qeshi e përmbajtur.
– Të kam thënë që dhe unë kam bërë marrëzira të tilla, por kurrë s’i kam shkelur kufijtë e asnjërës.E njoh mirë kufirin tim, andaj e rrespektoj hapsirën e tjetrit.- foli me krenari Ani.
– Atëherë, a mundem ta marr si përgjigje pozitive ?
– Është koha ajo, që do të japi përgjigjen përfundimtare. Ushqe besim brenda vetes! Vetëm kështu do jesh i ngarkuar me pozitivitet e cila do të ndihmojë që gjërat të shkojnë mirë.- fliste pa i ndarë sytë prej tij.
– Ashtu është Frosina,por mua jeta më ka dhënë përvojë të hidhur,e siduket tërheq rreth vetes negativitet duke larguar padashur të mirën.
-Ani, Ti duhet të shohësh gjërat pozitive të jetës.Kultivo optimizëm.Shihe të ardhmen plot shpresë, ajo është aroma e jetës.
– Me një fjalë, qenka garanci suksesi pozitiviteti,- u shpreh Ani në formë humori.
– Po- po, mos qesh Ani! U përgjigj Frosina mjaftë e bindur.
– Frosinë,ke dëshirë të ngjitemi nesër në majën e malit të Gramozit? Të marrim atë shkëlqim të purpurt të agimit dhe atë ledhatim të flladit mëngjesor.Të rendim atyre pyjeve që të mbushin shpirtin me ato këngë bilbilash të përzier me atë aromën dehëse të njomështirave , luleblirëve. Atje dua të të them me zë të lartë, të klithë pa fre: ” Të dua Frosinë”! Të ngazëllehemi duke shkundur gjumin, soditur rizgjimin e natyrës nën ato rreze çudibërëse teksa do të ndrisin e feksin ato majëmalet madhërishëm. Po lëre pastaj, të shohësh vesën e kristaltë të mëngjesit në petale lulesh.- Fliste me atë zë të ëmbël që i ngjasonte tingujve që nxjerr një instrument muzikor me ato tonalitete të ngrohta.- Oh Ani! Më mahnite. Qenke një poet i vërtetë!- Vështrimi i saj ngjasonte me një rrezatim qiellor.
– Frosina, po pres përgjigjen e pyetjes apo ofertës që të bëra.
– Pse jo, Ani? Ishte një ofertë e mirë vërtetë.Kulmoi kënaqësia e tij në atë moment.
– A kërcejmë Frosina? Ti the që turp është të bësh turp, po të kërcesh a përbën turp?- foli i entuziazmuar Ani.U ngritën të kapur përdore të dy duke ecur deri në mes të sallës.Filluan të kërcejnë nën ritmin e këngës së këngëtarit të famshëm Michael Jackson, nga albumi i tij ” thriller”.
– O Frosina! Ky është idhulli im!.Por edhe këngëtarët italian,di shumë këngë të tyre, Adriano Celentano, Eros Ramazzotti.-dhe filloi të rreshtonte me radhë këngët e tyre ato të festivaleve të Sanremos.- Nëpërmjet kërcimit kuptojmë shumë detaje;,gëzimin, lumturinë, dashurinë,- Komunikonin me gjuhën e lëvizjeve, të instiktit mendor, me gjuhën e trupit.Komunikonin nga ajo veprimtari, që rrjedh nga vetvetja,dëshira për të shprehur botën e brendshme me lëvizje të ndryshme ekspresive, por dhe statike për disa.Ani përkulej para saj i mrekulluar,e rrotollonte, e tërhiqte pas vetes duke i pëshpëritur në vesh: ” të dua Frosina”! Ajo u zhyt në gjoksin e tij. U pëlqente të dyve të qëndronin të trupëzuar me njëri – tjetrin.
– Më kënaq fakti e mrekullohem që të kam pjesë të jetës time,je pjesë e ekzistencës time.Je gëzimi dhe dashuria ime.-fliste me një kënaqësi të dukshme me nota të forta besimi. Shiheshin me një fytyrë të hijeshuar nga pasioni e ndjeshmëria për njëri – tjetrin.
– S’ka më momente të mefshta për ne, vetëm të zjarrta. – Ani filloi të tregonte histori gazmore, me një mënyrë të hijshme rrefimi të çdo lloj historie.Pas atij rrëfimi iu drejtua Frosinës duke i thënë:
– Eshtë një histori reale sa thellësia e syve të tu, – fliste dhe e kundronte Frosinën.
– Shkoi ora,them se duhet të largohemi, – vrojtoi orën Frosina.
– Kjo tregon se duhet të largohemi? -pyeti i zymtë Ani
– Them se po,Ani!
– Edhe sa kohë do të qëndrosh tek vëllai?
– Mendoj se do t’i shtyjë dhe ca javë.Më vjen keq kur e mendoj largimin.Sytë e Anit u përshkuan vetëtimthi nga një hije trishtimi.- Po sikur të vish në Tiranë ,të marrësh ndonjë zanat,apo të bësh ndonjë kurs apo…ku di unë? – Ani mblodhi supet i mërzitur.Qëndroi ca i heshtur pastaj u përgjigj:
– E kam menduar dhe këtë pjesë, përpara se të njihja ty Frosina, por duhet mik kudo,sidomos kur bëhet fjalë për Tiranën.S’ besoj se do të qullos gjë andej.
– Mos i humb shpresat , mos e humb besimin në vetvete.- Vuri re fytyrën e tij, sytë të turbullt pa përqëndrim.Ra heshtje e gjatë.
– Ti je një çunake plotë energji, ëndërrimtare që më ke marrosur fare.Sa do doja të merrja me vete sonte!- i foli Ani me një shikim të gjallëruar.Më pëlqen pamja jote fëminore.
– Çudi,nuk mendoj se jam e bukur.- kundërshtoi Frosina duke qeshur dhe tundur kokën në shenjë mohimi.
– Ikim tani Ani?Dalim se kam dhe një turbullirë? Ajri është bërë tepër i rëndë prej tymit të zi të cigareve, që tymosin pa pushim.- Dolën nga lokali.- Më kaloi ajo turbullira tani që dolëm në ajër të freskët e të pastër. Më pëlqen ajri i qytetit tuaj, – mori një pamje të bukur magjepse, nga ngjyra e kuqe e emocioneve. – Ndalojmë pak Frosina? Befas e kapi për beli,afroi buzët e tij tek të sajat.Hasi kundërshtinë e saj.Vuri dorën e në buzët e tij.
– Jo Ani! Është ende shpejt për këto veprime.
– Mirë pra,po rrimë edhe ca kohë nën këtë dritë të zbehtë të kësaj llampe.- foli duke i futur krahun e tërhequr fare pranë vetes.
– Jam i lumtur që të gjeta zemër.
– Edhe unë Ani. – Bënë një copë rrugë ashtu të shtrënguar pranë njëri-tjetrit. Ani i bënte ledhatime të lehta të flokëve, teksa merrte aromën e lëkurës së saj.
– Frosina! Të them diçka?Më shiko mirë në sy!
– Po! – po priste zërin tingëllues e melodioz të Anit.
– Qëllimi i jetës time do të jetë ; të kujdesem për ty,do të jem mbrojtësi yt heroik.- u përqafuan gjatë duke pëshpëritur: ” Të dua shumë dashuria ime!I paske ndryshuar flokët sot?Shumë bukur!
– S’ janë e vetmja gjë që kam ndryshuar.
– Çfarë? Më thuaj shpejt!- i bënte një shikim me imtësi.
– Po mendimin o Ani, mendimin se nuk mundem të jetoj dot pa ty, larg teje.
– Vërtetë e thua Frosina? Vërtetë thua se do të jesh përjetë e imja?
– Sigurisht e vërtetë.
Një zë u dëgjua nga larg. “Frosina, po vjen?”.Ishte zëri i shoqes së saj, e cila nxitonte për diku.
– Po largohem tani, ajo ndoshta do të ketë parë ndonjë nga njerëzit e mi dhe gjeti rastin të mos bija në sy.
– Mirë, por më vonë do të shihemi, mirë?
– Sigurisht Ani!
Ajo pasdite e mbuluar me re po i afrohej muzgut.Frosinën e kishte zënë një gjumë i lehtë.Shiu që vazhdonte të godiste pa pushim xhamat e dritares ,bëri të përmendej duke ndjerë se kishte ca drithërima që e sollën në vete.Një rreze dielli kishte parë në ëndërr, e cila kishte hyrë nga e çara e grilës, por i largohej pa i dhënë ngrohtësinë.
– Paskam mërdhihur, andaj po kërkoja rrezen e ngrohtë të diellit, – mendoi Frosina.Duhet të jetë ndonjë lajmëtare e ndonjë vizioni që ka ardhur nga një botë tjetër.Ngriti shikimin drejt orës që varej në mur.
– S’ paska lëvizur fare kjo e shkretë orë.
Ishte e paduruar të priste edhe dy orë sa të vinte ora e takimit, që kishte lënë me Anin.Ndërkohë dëgjoi dorezën e derës tek lëvizte pas një trokitje të lehtë. Ishte vëllai i saj.
– Hë Frosina, u zgjove? Je ca e zbehtë. Mos ke mërdhihur? Këtu edhe në verë pasditja është shumë e freskët.
– Siduket po. Edhe në ëndërr kërkoja rrezen e diellit që të më ngrohte,por sa e gjeja ku ishte, më largohej.Mendova se do ishte…
– Po dhe mund të ishte mami, derisa kërkoje ngrohtësinë e saj. Sa shumë të paska marrë malli për të!
– Më bëhej sikur dëgjoja zëra që flisnin me tinguj të zbrazët dhe mbytës.
– Hajde, se pas dy orësh do të nisemi për Tiranë. Kam një punë atje në ministri,një rrugë e dy punë.-Trupi i saj u prushërua gati po merrte zjarr edhe se frynte një erë e thatë. Dashuria, që e kishte dehur, i rrinte e strukur si një perlë në guackën e shpirtit të saj. Ajo i kishte rrëmbyer mëndjen,gjumin.Shpirti i saj kishte filluar të bleronte tashmë si pranverë.Ajo dashuri që i kishte shkrinë akujt e shpirtit, tani do ti sillte dimrin në behar? Buzët e saj si trëndafil i sapoçelur, bënë një drithërimë.
– O Zot! Jo! Të largohem pa i thëni Anit se e dua?! Ky do të jetë tashmë qëllimi im në jetë.Pa këtë qëllim, jeta ime do të jetë një stres,trishtim. Do të më zvarritet dita, nata do të më tulatet pa gjumë.Lundronte në trishtim.- Donte të jetonte jetën në potencialin me të plotë dhe të luftonte për ëndrrat e saj. Po përjetonte kriza zemërimi,nga ajo e ëmbël dashuri.-“Për atë dashuri do të digjem vullkan nëse …jo, jo, sdo ta humbas!” – pëshpëriste në vetmi.- “Në prag agimi të një dite të re,do të vritet ëndrra e tij barbarisht nga zhgënjimi. Ai do të klithë me zemërim e askush nuk do ta dëgjojë atë ulërim”.- I lutej Zotit me zjarrin e saj të shpirtit të mos largohej ,të mos e linte të dimëronte në shpirtin e tij vetmia dhe dyshimi .U ngrit, u vesh dhe pa u vënë re doli në dritare. Përplasi kanatën me gjithë forcën e saj, sa gati po thyhej xhami.Ani brofi në këmbë.Ishte sinjali i tyre sa herë që donin të komunikonin.
– Ç’ farë të ka ngjarë Frosina? Të shoh krejtë ndryshe.- Ajo nuk po arrinte të artikulonte asnjë tingull. Po zbres tani. — Si qëndron puna? Në sytë e tu ka fshehtësi.Nuk po të ndrit në shpirt buzëqeshja si në mëngjes që më ngjasoje me një yll! Fol të lutem! Shoh trishtim,vuajtje, por prapë mbetesh e bukur zemra ime.Më shih në sy Frosinë! Mos ndoshta s’të njoha dot mirë shpirtin në thellësi? Jo,nuk besoj në atë që thash!Jam i sigurt , se je një ëngjëll që fluturon në kaltërsi.E di që ëndrrat e tua nuk do të flenë ,pavarësisht ngrirjes së buzëqeshjes.
-Ëmbël erdhi për ne kjo verë, por vjeshta erdhi e mjerë,e trishtë…,kaq mundi të fliste Frosina mes gurgullima lotësh të kristaltë e të sinqertë, mes drithërimash të zemrës e shpirtit dhe gjithë qenies së saj.Thellë, ndërgjegjen e saj po e brente trishtimi.
-Mos vallë ky trishtimi yt ka të bëj me dashurinë tonë? Apo duhet të them me dashurinë time? Kjo dashuri, nuk është ërrdërr e as vegim.Zemra ime pulson vetëm për ty ëngjëlli im! Ti je e vetmja në ëndrrat e mia.
– Ashtu si qielli që ende po i fshinë yjet në gjirin e tij, ashtu do të fshihen dhe unë Ani…në gjirin e familjes time. Pas gati një ore do të nisemi për Tiranë,unë dhe vëllai im.Nuk e di sesi erdhi ky çast. Ndoshta ndonjë pikasje për dashurinë tonë. Nuk jam e sigurt për këtë që sapo thash. Po largohem shpejt. Ika fshehurazi si hije pa zhurmë,të të njoftoja .Por, mos harro se dhe unë “të dua Ani “.Do të luftojë për dashurinë tonë.- I dha një të puthur në cep të buzës shoqëruar me një vibrim zemre.Nuk është refuzim i papritur i dashurisë sonë. Do të jesh i përfshirë në çdo ditë të jetës time. E di që do ta kesh të vështirë për të kontrolluar ndjenjat,ashtu si dhe unë, – foli në të larguar, ku u duk se flatëroi si zogu i plagosur krahëkëputur. U zhduk vetëtimthi, vërshëlleu si një suferinë. I bëri një puthje me dorë Anit, i cili mbeti i gozhduar pafjalë e palëvizur.
– Jo, jo – jo, s’ka mundësi të ndodhë kjo! Ta humbas Frosinone ende pa e fituar akoma mirë?U largua nën një betim të bërë nga Ani .
– Frosina! Forca e dashurisë nuk do të shuhet kurrë. Do të ndjek kudo ku të shkosh dashuria ime!Shihte me sy mbërthyer lëvizjen e hapave të saj që sa vinte e shtonte shpejtësinë edhe më shumë. Buzët i dridheshin si zemra që punonte aq shumë.Merrte frymë me vështirësi si i pashpresë.Era e lehtë që frynte, i përkëdhelte fytyrën, i ngjasonte me puhizën e lehtë që krijonin flokët e saj ndërsa i shpupuriste në gjoksin e tij.

 

Shkëputur nga romani “Dashuri rrëqethëse” i autores Lela Dardha Kokona

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s