Më duhesh si vjeshta ( shënime nga amygdala) / Poezi nga Xhevat XH. Latifi

Poezi nga Xhevat XH. Latifi
 
 
Më duhesh si vjeshta
( shënime nga amygdala)
 
A don hala mem pērcllue dielli
lëkura e duarve me m’ra
tuj t’thurë gardh stanit me pritë ujq
Një jetë e çueme nishan t’çartun
tuj e lanë me ba dashni n’kohë më të mira.
Tash fëmijet u rritën
nuk rrinë afër me i qafë
( sall puthena prej larg me dorë).
Një jetë ka shkue me da larg ujin
me ra prajshëm n’kambë
tan ato kangë të kndume n’çark e zjarr
janë ba libër i verdhë te Markesi!
atij plaku te urte qe nuk ka kush ma me i folë.
A mban mend kur i kem kndue lirisë?
Asht kanë nuse ..
e tash nuk di çka u ba me ato tesha te bardha
E kupton?
Më duhesh si vjeshta
në arka druni me pas mollë të kuqe.
Le të tjene të ndalueme kacavjerrë mbi mur.
A vjeshtë ti i thua ksaj
e don mem ném hala
a nuk sheh si po m’dalin thinjat si gjethe fiku
e flutrojne tutje në vada qe ban shiu
Luajne fëmijët
pika e stërpika gjuajnë këmbëve.
A nuk asht vjeshtë e njajte me 1968 ( lindja jeme)
E me thua: S’ka si vjeshta e lame në ar
Po, pak po
të lagur
të ikur nëpër cepa bote.
e kem ba atdheun glob plastike
abazhur që natje kallet dhe na tregon
shtetet si rrugët e lagjes
si fishkëllimat në fëmijëri.
E çohesh më pas duke majtë gjunjtë
S’je ma me pi cigare në dhomë!
Shtetet e botës mbajnë emrat e të dashtunve tu,
ke mësuar përmendësh kohërat
New York, Otavë, London, Berlin, Prishtinë
sa me sa sahati..
Thu tash bien me fjetë në Amerikë
tash çohet ose priton me u çue prej gjumi vogëlushi..
Tash bien me fjete shukin dritat në Evropë
atje nje tjetër vjeshtë ose një tjetër pranverë duket si vjeshtë.
Çka i themi ksaj gjeografie vjeshte
Çka i themi priftit që ka msue përmendsh rrëfimin tonë?
Mbeten frutat në rrem bien për tokë
Darka e Shmitrit s’ka zhurmën e lugëve
Aromën e bukës n’çerep
bojnat janë përshkllye në arkën e nanës
habitesh kujt ke me i rujtë medaljonin filigran..
Ti ke me pa ktë vjeshtë t’pshtellur me mall
(interneti )memorie me kujtime dashurish të trishta…
S’ka më gjumë të qetë,ska më vjeshtë pa ty…
 
XL @ shtator 2019, Gjilan

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s