Poezi nga Leonard Bixhili

Poezi nga Leonard Bixhili

 

Letër mikut tim

Miku im,
po të shkruaj dy rreshta, me kujdes lexoi,
dua të të kujtoj moshën e rinisë,
që me dashuri të ngrohtë shpesh na rrethoi
edhe pse ishin vite të varfërisë.

Nuk do luajm më n’ato vënde si dikur,
kur mblidheshim një nga një e der’ më derë,
si udhëtar do shkojm’ natën me drita fikur
dhe me ëndrën që u shua pasagjerë.

Miku im,
do kaloj dhe prap poshtë shtëpisë tënde,
do pyes të di, ç’u bëre të më thonë,
në kafenen e fshatit me ty në mendje,
do ngre dolli dhe do dehem deri vonë.

Si atëher’ majë shkëmbit do marr një këngë
për miqësinë e vjetër që na mungon sot,
do nxjerr gjithë mallin e s’do më vij rëndë,
nga kënga ime dhe gurrët do derdhin lot.

Miku im,
më shkruaj dhe ti, si kalon n’atë vëndë,
u ndamë për së gjalli të gjithë në ktë bot’…!

 

Vendim i prerë

Një vendim të prerë kam kohë që kam marrë,
nuk do vdes në ktë shtëpi, mbyllur në katër mure,
nevoja më pruri këtu si mërgimtar,
un’ kam shtëpi-vil’ në fshat dhe jo haure.

Unë këtu e ndjej veten thjesht një kalimtar,
që nevoja më pruri në ktë vënd për të jetuar,
ashtu si unë dhe gjitoni im, një bullgar,
që ngjitet e zbret shkallët me një qen në duar.

Nuk do rri të vdes këtu, të më gjejn’ brënda,
do shkoj në shtëpinë time në fshat që e ngrita vet,
nuk do të merem më me punë të rënda,
kështu dhe do të kem një fund të qet.

Në pranverë pemët dhe lulet do vadis,
në kafene me shokë ndonjë gotë do kthej,
mbrëmjeve në ajrin e pastër do shëtis,
dhe vdekja po deshi le të vij të më gjej.

 

Paraqitje

Fytyra pasqyrë mbushur me dritë,
buzët dhe faqet e kuqe si molla,
rruazat shum’ ngjyrëshe varur në grykë,
hunda e shkruar, vetullat e holla.

Llërët përveshur dhe mesin unazë,
komçën e parë të bluzës shkopsitur,
gjinjtë e fryrë, aman more vajzë
na thuaj jot’ ëmë me çfar të ka rritur.

Syri yt i zi si kokër ulliri,
trupi i gjatë si lisi i pyllit,
flokët e verdha në ngjyrë kalliri,
këmba e drejtë, thëmbra e Akilit.

Fundi mbi gunj’, ç’më iku fiqiri,
të shikoj dhe tretem çdo dit’ si qiriri.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s