Cikël poetik nga Rudina Muharremi Beja

Cikël poetik nga Rudina Muharremi Beja

 

BIJË!

Ti strehëza e mirësisë time…
Bija ime!
Fytyra jote ëngjëllore…
Ujëvarë e heshtur, sytë e tu
Gjithkund më marrin përdore…

Me ty,
s’më duhet parzmore…

Bija ime!

S’të dua për mua
Me mua të dua
O dashuri pa hile!
Dhe kur krahët e mi,
tek ty të mos mbërrijnë…,
sepse treni yt larg të dërgon.
Me lutje do të përqafoj
e do të gjej …,
në petalet e buta të një trëndafileje.

 

Eshka

U ngrys!
Heshtja bie përmbi dhe
e lulja buzët mbyll,
drobitur fle atje.

Trishtimi vjen në endërr
e merr, e çon përtej
Heshtja rritet, ngjitet
përkundet mbi liqen.

Drithërima e shpirtit,
erës i gjunjëzohet
e ndrydhur në gjoks
prej mallit djegur.

Ngre kokën,
sheh përjetësinë yjësi,
në amëshim të dhimbjes
eshkën mban të ndezur.

 

Sy…

I ndesha sytë e tu sot,
sa shumë më ngjanë me shkëmbin
që vala prej shekujsh
ka rrahur fort…,
në stërkala të bardha
fshehur nën një breg.

I ndesha rrudhat, shpresat dhe ëndrrat
që e njelmëta valë
mes zhurmës dallgë
lëkurën e tokës prek.

Kështu më folën…, sytë e lodhur
që ndesha sot!

 

NGJYRA…

Penelatat gri guri,
guximshëm ngjyronin,
ditët e mia,
mes të bardhës së pafundme
dhe të zezës asgjë…,
kontrasti dhe lavjerrësi shurdhues
numëronin brazdat heshtje,
që pas linte monotonia.

Përmendet…!

Po në dritaren e hapur, a do të hyj qielli?

E kuqja, e gjakut të shpirtit!
Jeshilja e shpresës!
E kaltërtra e qiellit!
E verdha e rrezes së diellit!
E bardha e dritës
I mjalti zë i nënës?

Shikoj veten dhe besoj…

Dritaren hapur le…
Një ditë, qielli do zbresë tek unë.

 

AJO FLE…

Mendoni një njeri,
që të sodit kur fle,
kur ti syrin çel
ngutshëm prek me fjalë.

Dikë, që papritur,
puth flokët, të lëmon,
e të pëshpërin,
kur e trishtë je
zgjat krahët, të përqafon…

Dy shpirtra që takohen,
drejt të njëjtit fat,
bashkë për të udhëtuar
identitetit tjetrit,
kurrë pa e cënuar

Dhe tek jeta shkundet,
si gjethet e vjeshtës,
prej dorës së Zotit
Shpon ajrin, e të mbështjell
brenda pikës së lotit…

Strehuar në dritën
e fytyrës së tij,
ndjehem e sigurtë,
paqja vjen, errësira davaritet
botës, së lodhur e zvarritur…!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s