Dannie Abse
Kalendari poetik: Dannie Abse (1923-2014)
U lind në Kardif (Uells), më 23 shtator 1923 Dannie Abse. Ishte poet, shkrimtar dhe mjek britanik me prejardhje nga Uellsi. Sado që u bë shpejt i njohur si poet dhe mori çmime të shumtë letrarë, nuk u shkëput kurrë nga puna si mjek. Ja një poezi prej tij:
PERËNDITË E LASHTA
Perënditë e lashta, sa nata, s’na bien më qafë.
E shkreta Venus! Edhe qimet e pubisit i janë thinjur,
te brez i saj magjik i dashurisë pranverë e venitur.
Neptuni hap sytë ku të lerë tridhëmbshin e vet
Mars i shushatur si dordolec skifteri me flatra.
Plutoni si i dalë nga varri kapsallit sytë.
Grabitje, përdhunime, mendon. Njësoj si bota ime,
e dhunshme, e ndyrë, por hedh sytë nga zotat e tjerë
që duken si të tredhur dhe tundin kryet
me mëndjemadhësi dhe të mërzitshëm.
Diana gati për t’ia mbathur e trembur nga astronautët,
Saturni, me Kohën nëpër duar, vështron para i shastisur
pa kthyer kryet pas. Baku turivarur flet sa ta shpif
për cirrozën e mëlçisë dhe Kupidi i vogël e tullac
rri duke ujdisur shigjetat, pa gjetur dot zemrat.
Perënditë e lashta kanë mbetur pa takàt,
vetëm si lodra për poetët. Ca të paktë,
mbi barin e Parnasit rrinë dhe bëjnë gallatë.
Venitet drit’ e verës ndonjëherë dhe mund të shquash
një profil me mjekër që pluskon mbi retë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj