PESHORJA E KOHËS / Shkëputur nga vëllimi poetik “Rrugicave të ndjenjës” të autores Diamnta Zalta

Poezi nga Diamnta Zalta

 

PESHORJA E KOHËS

Thërriti një herë,
për të konkuruar, Jeta,
në Peshoren e Kohës,
dy Krijesa.

Një, shumë të pasur -Mbret
dhe Një, shumë të varfër
Poet.

U tha, vendosni në peshore,
atë që konsideroni më të shtrenjtë
dhe atë që mendoni se në jetë,
zë të parin vend.

Mbreti qeshi . . . tha: E lehtë!
Dhe i shkëlqyen dhëmbët e florinjtë në këllëf.
Poeti, uli kokën e thinjur nga hallet,
e filloi të zhvishte, një nga një
zhelet .

Mbreti, vuri mbi peshore pasurinë.
Sa të rëndë e kish´ vërtetë peshën !
Poeti, pasi hoqi zhelet në fillim
nxorri nga shpirti, Ndjenjën.

Çuditçrisht …
peshorja filloi të anojë,
kokëfortësisht,
nga Ndjenja .

Poeti, vuri buzën në gaz.
Mbretit, i luajti mendja.

Kjo është – tha JETA ,
Edhe për mua; E VËRTETA!

Shkëputur nga vëllimi poetik “Rrugicave të ndjenjës” 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s