Poezi nga Safet Hyseni

Poezi nga Safet Hyseni

 

Trishtim

ti don që unë sot të bëjë një poezi
kur liria nëpër xhepa për pak frymë përpëlitet
e Gjergji sërish bëhet hajmali
e sheh që i bardhi plis me dorë të vet vritet

ti donë që unë të dehem me dashuri
kur në tryezë thikat nga gjaku kullojnë
me këmbë shkelim thërmia e atë copë liri
kur ninullat në çdo kullë nga turpi lotojnë

ti donë që ne të puthemi nën mjegullën tis
dhe të zbardhim ditët me trupa pa kokë
ngjyrat ka kohë që i ndotëm e i bëmë pis
ik të fshihemi nga trishtimi i eshtrave nën tokë

 

***

Kam frikë!
Ç’më vlon një zjarr
Kam frikë
Mos djeg at mal
Mos shkrij akullnajë
Kam frikë
Lulet mos perthaj
Te lag syrin e saj!

 

Pa unazën time

Natës shpirti i trazuar nga kujtime
Udhëve të kërkonte me fener
Si lumi me valët ka lozur
Hijet të ndryshme më shqetësonin
Zhurmonin, si erërat që nuk flenë
Yjet i mblodha me t’i varë në dritare
Erërat mos t’të zgojnë i lidha me flokë
Ti flije qetë me fytyrën nur
E buzëqeshur nusëroje pa unazën time.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s