Autorja Rudina Muharremi – Beja boton vëllimin poetik “Lutje lulesh” me redaktim nga Demir Gjergji

Autorja Rudina Muharremi – Beja boton vëllimin poetik “Lutje lulesh” me redaktim nga Demir Gjergji

Autore: Rudina Muharremi – Beja

Titulli: Lutje lulesh

Redaktor: Demir Gjergji

 

Jetëshkrimi

– Rudina Muharremi – Beja u lind në Lalëz të Ishmit më 9.IV.1976.

– Tetëvjeçaren dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ku u dallua si nxënëse e shkëlqyer.

– Nga vitit 2001 jeton familjarisht në Itali.

– Pas përmbledhjes poetike “Hojet e zemrës” dhe jetëshkrimit “Im Atë, mjeku i të gjithëve”, “Lultje lulesh” është libri i saj i tretë.

Citimi i redaktorit:

Ndryshe nga botimi i parë poetik i saj, ku shumica e poezive kishin më shumë atmosferë rrëfimtare dhe ku, nëpërmjet të cilave meditohej mbi situata, dukuri dhe ngjarje duke shkuar, herë-herë, deri në thelbin filozofik të  tyre, në këtë përmbledhje, vëmë re me habi, se si poetesha e ka rritur dukshëm mjeshtërinë e saj krijuese, duke punuar me ngulm dhe natyrshëm me fjalën. Veç kësaj, forma moderne e shume krijimeve, ku ndjenja e autorit dhe emocioni i lexuesit gjejnë pikën interesante të kënaqësisë artistike, është një shkallë që e ngjit Rudinën në nivelet e poezisë dinjitoze. Nga ana tjetër, vëllimi përmbledh një mozaik me ngjyra të theksuara e shumë të larmishme motivesh, aq sa, kur ke mbyllur faqen e fundit të tij të duket sikur ke udhëtuar nëpër aq peizazhe shpirti e natyre, nëpër dete, qytete, gjendje dhe kohë, sa në kohë reale nuk do të të mjaftonin disa jetë për t’u shkuar në fund.

Demir Gjergji

 

Fund-fillim me diell në mes

Shpërthimet gjithnjë të befasojnë dhe mbahen mend. Një duhmë ere që shtjellet para teje duke të shprishur flokët dhe dallgëzuar barin e lëndinës, një vullkan që shpërthen majë atij mali, që pak më parë zbardhte nga bora, një rrufe që godet aty ku nuk e pret, një flutur që vjen e të ulet më sup në një mëngjes të vrenjtur, një vështrim sysh plot dritë, që ta zbukuron ditën të  dhe… një poete që të shfaqet papritur, pasi ka ndjerë, ka përjetuar, ka gëzuar e ka vuajtur gjithçka që i ka ofruar jeta.

E kam fjalën për poeteshën Rudina Muharremi-Beja. Para jo më shumë se dy muajsh, kur lajmëroja me entuziazëm shfaqjen e poezisë së saj në “Hojet e zemrës”, librit të saj të parë poetik, s’më shkonte mendja, se fill pas tij, do të vinte libri i dytë i saj, një përgjëratë e dhembshur dhe dinjitoze për jetën dhe largimin prej saj të të atit.

Por e papritura shkrep të papriturën. Shumë pak kohë pas këtyre dy librave ajo plotëson befasisht triptikun e botimeve të veta. Por përsëri e papritura nuk mbaron këtu. Niveli artistik i këtij libri të tretë në radhë është befasia me e bukur e Rudinës.

Ndryshe nga botimi i parë poetik i saj, ku shumica e poezive kishin më shumë atmosferë rrëfimtare dhe ku, nëpërmjet të cilave meditohej mbi situata, dukuri dhe ngjarje duke shkuar, herë-herë, deri në thelbin filozofik të  tyre, në këtë përmbledhje, vëmë re me habi, se si poetesha e ka rritur dukshëm mjeshtërinë e saj krijuese, duke punuar me ngulm dhe natyrshëm me fjalën. Veç kësaj, forma moderne e shumë krijimeve, ku ndjenja e autorit dhe emocioni i lexuesit gjejnë pikën interesante të kënaqësisë artistike, është një shkallë që e ngjit Rudinën në nivelet e poezisë dinjitoze. Nga ana tjetër, vëllimi përmbledh një mozaik me ngjyra të theksuara e shumë të larmishme motivesh, aq sa, kur e ke mbyllur faqen e fundit të tij, të duket sikur ke udhëtuar nëpër aq peizazhe shpirti e natyre, nëpër dete, qiej, qytete, gjendje dhe kohë, sa në kohë reale nuk do të të mjaftonin disa jetë për t’u shkuar në fund.

Arkitektura e librit është ndërtuar mbi tri ditët më të veçanta të javës: dita e parë, e shtuna (“Shiu e së shtunës”), ku përfshihen poezitë me motive dhe gjendje trishtimi, dita e dytë: e diela (“Dielli i së dielës”), ku radhiten poezitë që na çojnë në ditët me diell të jetës dhe të vendeve. Ndërsa dita e tretë, që në të vërtetë, duhej të ishte e para në renditje: e hëna (“Hëna së hënës”), ku ndeshemi me mallin për vendlindjen, me dhimbjen për nënën dhe njerëzit e largët që frymojnë në atë vendlindje dhe për të tjera përjetime që lidhen drejtpërdrejt me jetën e autores.

E gjithë fryma e librit është një lutje lulesh për të qenë më të mirë, për të dashur më shumë dhe për dinjitet njerëzor.

Demir Gjergji

Tiranë, shtator, 2019. 

  

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s