PËRDËLLIM SHPIRTI / Poezi nga Nexhi Baushi

Poezi nga Nexhi Baushi

 

PËRDËLLIM SHPIRTI

E gjithë jeta, e shkruar para meje ish.
U përkula, e pluhurin e jetës
në grusht e mblodha.
U ngrita, e pluhurin shkunda,
vargojt e qafës tutje i flaka,

Vështroj, se si qielli prej së larti veson
dhe retë rigojnë e toka s’ ngopet,
e vlaga e dheut gjallesat lulëzon,
qielli heq velin e dielli ndriçon,
lakuriqësia e shpirtit përtej maleve,
universit i zbulohet.

Ato male edhe mund të zhduken
Ato kodrat edhe mund të fushohen,
Ato detrat edhe mund të thahen,
por e imja dashuri,
prej teje zhdukje s’do të ketë.

Për ty o Zot një dolli do të ngre,
atë gotë të felegrimit tim, me fund do ta pi.
Emocionet dëm nuk do t’i çoj
deri në amëshim,
Përdëllimën e shpirtit te ty do ta shtij,
O Zoti im!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s