Poezi nga Pjerin Ndreka

Poezi nga Pjerin Ndreka

 

VJESHTA…

…vjen me shisë n’dorë
me pastrue degt prej gjethesh t’lodhuna.
E me push plepash ,ruejt s’di se ku,
na i zbardh flokt….
me na kujtue
se n’prag asht dimni
akull e borë

 

DEKA E ANDRRËS

Dikush ma hapi çatinë e trunit
e n’andrrën teme hini si hajn
tuj rrshite pa zhurmë trenve prej drunit.

S’di ça kërkojnë hajnat n’tru temin.
Nuk asht arkiv, laborator.
Universitetit s’ia din as emnin.

E pveta andrrën “A t’mungon gja?”
Nuk mu përgjigj se ishte fjete
nën çarçafë t’bardhe. S’i bana za.

E zg’jata dorën; deshta me e preke.
(S’di ça m’tha mendja.S’di si mu dha.)
Pata frige boll se mos ka dekë.

Shkaku i deks asht nji virus
që s’ka le kurrë . Asht virtual.
Asht si me ra somnambul n’pus.

Me të dekë andrra asht gja e rrallë.
Lajm i përbotshëm, sensacional.
Prej nën çarçafit; -Shuej he budalle.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s