Poezi nga Vaid Hyzoti

Poezi nga Vaid Hyzoti

 

PAS VITESH

Me femijët përdore e ndesha papritur
Atë që dikur e desha me shpirt.
Dhe dora u dridh, dhe goja u lidh,
Veç pyetën dhe vetë
U përgjigjën sytë…

Ishte si përherë… kish fëmijë të bukur,
Ç’ të thosha unë?
Ç’mund të thoshte ajo?
I thashë: lum ai, që ti e bën të lumtur!
Më tha: E lumtur ajo, që ty të do!

 

KU ËSHTË AJO VAJZË…

Erdhi,
më genjeu,
më qorroi
më mori me vete
dhe s’di ku është fshehur…

Tani kërkoj veten
Dhe ende nuk besoj
Sa gjatë mbeta i dehur!

 

TELEFONATË

Sot, para se të shkoja në spital,

Një telefonatë bëra me Shqipërinë.

T’i fshihja vetes atë mall të madh

Si thinjat mbuluar me brilantinë.

I thashë:jemi mirë,si molla jemi.

Puna?Krejt e lehtë-s’lodhem një thërrime.

Të gjithë më duan-vdesin për mua,

Bosi betohet në kokën time.

Se djali është rritur-i bukuri

Dhe pyet:Kur do të kthehemi në Shqipëri?

Ka ardhur këtu vetëm dy vjeç,

Shqipërinë park lodrash e di.

Se vajza,se gruaja…të gjithë me radhë

Vetëm tek ju kemi merakun.

Vërtetë ne ishim me fat,

Por ju ndjejmë pranë,nga ju kemi gjakun.

I thashë…Dhe më thanë se janë aq mirë,

Kanë drita , kanë ujë dhe nuk ka grip…

Zëri i ngjirur?Ah telefoni

Linjat janë prishur një çikë.

Po politika?S’ka më probleme,

Ca ikin.Të tjerë ulen në kolltuqe…

Dhe telefonat nxituam t’i mbyllim,

Peshuar me mall,rënduar me puthje.

Dhe shpejtova drejt ambulances,

Pasi gënjeva dhe më gënjyen nga Shqipëria.

Në emigrim zë shumë profesione,

Madje dhe te gënjesh…nga dashuria!

-nga vëllimi “Jemi të pandehur”, New York, 2008-

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s