REPORTAZH PËR PALANIN “INTELEKTUAL” / Tregim satirik nga Sevëme Fetiqi

REPORTAZH PËR PALANIN “INTELEKTUAL”

 

Tregim satirik nga Sevëme Fetiqi

Kur e kishte lindur nëna, dyzetë ditë ia kishte mbuluar fytyrën, që kur të rritej të bëhej pak i marrshëm e pak i respektushëm. Ia kishte ngjit emrin Sorollop, por pasi ai kur u rrit pak, zhytej e përlyhej me dhé, e thirrnin Palanë. Ai rritej, por atij i rritej shumë edhe mendja. Nëna s’ kishte ç’të bënte. Ai qyrrat i fshinte me mëngë të xhemperit, nuk turpërohej fare, shante dhe e bezdiste tërë fshatin. Dita ditës i erdhi koha m’u ba student, i kryjti diqysh edhe studimet, me njëmijë dallavere, e besa edhe doktoraturën krejt me ndihmën e dashnores e më vonë ajo iu bë edhe grua.
Gruan e kishte një engjull të vërtetë. Palani, pasi i bëri disa tituj, deri në prof. dr shkence, por drejtshkrimin me mësu hiç kurrë; shpesh, ia lejonte vetes të bëjë edhe lidhje e kënaqësi jashtmartesore pa hezitim. Këtë e dinte krejt fshati i tij dhe qyteti i madh. Arsyetimin e gjente se ishte një “poet i fortë”, lexo: “i dështuar”, të cilit askush nuk ia varte veshin as interesohej për poezitë e tij. Kurse ai vet, lavdërohej e lavdërohej se shkruan gadi si Gothe, si Migjeni, si Herman Hese. Lavdërohej duke thënë se i kishte tejkaluar kufinjtë kosovar dhe se tash përkthehej në shumë gjuhë të botës. Hapi shoqata e lidhje, përfitoi besimin e disa poetëve e poeteve që merrnin hapat e parë të të shkruarit, madje duke i bërë disa prej tyre dashnore, iu shkruante edhe libra, por edhe miqve iu shkruante librat me pagesë duke i bere ata jo poet, por të dështuar si veten. Mirënjohje, diploma e dekorata kur shpërndante, nuk dilte kurrë jashtë rrethit familjar.
Por befasisht, një ditë ndodhi ajo që askush nuk e priste. E la gruaja. E la, sepse ia kishte plasur zemrën me veprimet e shëmtuara dhe padrejtësitë dhe tradhtitë e tij. E la dhe iku që të pushojë e qetë atje në amshim.
Por Palani, si Palani më! Nuk ndalej, nuk mbushej mend. Madje-madje, thonë se i ziu kishte parë ënderr që do të bëhej i madh! Dhe hooop, aterroi në një parti politike.
Askush nuk u befasua për hapin që mori Palani, sepse tash pothuajse e njihnin të gjithë. Megjithatë, një miku i tij, ia tha troq një ditë:
– O Palanë, a e din që një poet, të cilit i shkelë këmba në politikë, duhet t’ i kërkojë falje POEZISË, sepse ajo ( poezia) ndjehet e fyer, një ditë do të ta thejë qafën, do të të koritë e do të të braktisë.
Palani nuk u lëkund, qeshte me ironi dhe vazhdonte ta thirrte popullin në vetdijësim duke i fyer të tjerët:

.”…..Nuk kanë vend në Kuvend: Hajnat, tuxharet qe shiten atdheun, TË PAMORALSHMIT, tuhafët, ata qe e bënë të shkretë Kosoven!”

Sa demagog që është Palani, flet edhe ngjarja kur një ditë i ra të shkonte me veturë në një “kanagjegj”.
Përderisa kthehej i nervozuar, tërë kohën nuk e lëshonte celularin nga dora. Bashkudhëtarët që i kishte marrë me vete, i kishte marrë me marrëveshje që ata t’ ia paguanin benzinën, pasi voziteshin me të. Kërkonte më shtrenjtë se ndonjëherë kur fluturimet për diasporë janë me çmime të lira. Ata filluan të brengosen, mos ka ndodhur diçka me fëmijët e tij. Por, jo. Nuk ishte ashtu. Palanin, qyqanin e mundonte pse nuk ia hap mobilin dashnorja. U kuptua krejt puna, kur njëra nga bashkudhëtaret u mundua ta qetësojë duke i thënë:
– Mos ia shih për të madhe se me siguri burrin e ka afër.
Dhe Palani pa hezitim para bashkudhëtarëve kceu i nervozuar:
– Ka me hap ajo telefunin se non nonat ia shkërdh….Po çfarë burri bre, unë i hypi më shumë se burri…!
(Më falni në shprehje- unë)
Palani as nuk u lodhë me kërku falje.
Më në fund, pas ca minutash e mori përseri të dashurën në celular dhe filloi t’i këcënohej:
– Pas një ore te veni t’pres!!! Mos gabo të mos vish se të gjej ku je e ku s’je, e pastaj e di ti se çfarë të gjenë!
Asnjëri prej bashkëudhëtarëve të tij, nuk ishte i martuar. Madje, ata nuk ishin as në lidhje dashurore. Dëgjonin të heshtur dhe me sy të hapur. Bile, njërin prej tyre desh e mori infarkti, kur degjoi fjalorin e pist të Palanit dhe mallkonte veten pse kishte udhëtuar atë ditë me të, për të marrur pjesë në atë dreq kanagjegji.

Sot, ju o popull i dashur, keni “nderin” ta votoni Palanin për deputet, sepse ky do të ndryshojë shumçka në Kosovë. Është betuar dhe e ka dhënë “fjalën e nderit të shqiptarit” se ka me i mbyllë edhe shumë profile të tij të rrejshme, përmes të cilave i fyente ata që ia trazonin tymin e duhanit. Po ashtu, ai premton se në profilin e tij të vërtetë ne FCB, kurrë më nuk do të publikoj shkrime me personazhe me “kode e me çelsa” për t’i fyer njerëzit e pafajshëm.
Uh, sa premtimet i ban Palani, veç me u zgjedhë deputet e me i mbush xhepat para, se shumë bre ia kona ato virone, gadi njëjtë si dashnoret! Per ta arritur qëllimin, që të bëhet deputet, Palanin e ndihmon nëndheshëm edhe miku i tij, i cili ende e mban në gji flamurin e turpit !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s