METAMORFOZË / Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
METAMORFOZË
 
Në telajo të qiellit
retë trazojnë imazhet …
Pegasi thundrat shkund.
Dy dragoj, gojë më gojë
kacafyten në puthje.
Pegasi shndërrohet qen madhosh,
me një grixho zëmërimi ,
teksa dragojtë zvarriten,
bëhen gjiganti Guliver.
Ai, qiellin çapit
joshur nga Dielli
duar zgjat, -Mos ik …
Një re qesh vesh më vesh
fytyrën e tragjikut Guinplen,
ndërsa të tjera, kuaj cirku,
vërtisin agrepat e kohës…
Ja veshi i prerë i Van Gogut
Gjaku dhe bojërat plagosin Perëndimin …
 
Eoli fryn bulqitë.
Me flatra zogjsh reve
u qesëndis guximin
dhe t’ imin …

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s