Poezi nga Mercedes Gega

Poezi nga Mercedes Gega
 
 
MELODI E VJETËR
 
Në brigjet e vështrimit të saj
dielli krihte flokët e arta,
ndërsa buzëmbrëmja vallëzonte
nën fishkëllimën e një melodie të vjetër hapash.
 
 
 
PARTITURË MALLI
 
Shtruar…
Lehtë…
Melankolisht…
Zbret,
troket
nëpër ajër,
përmbi xham,
drejt meje vjen…
 
Hapat e tij m’i japin frymës
ngjyra të gjalli,
kur mbi pentagramin e zemrës nis shkruan
një partiturë malli!
 
 
 
EH, SIKUR TA DIJE!
 
Se si ngjyroset ajri,
sikur ta dije vallë,
aromë jaseminësh,
aromë jargavanësh.
 
Vetëm një çast të dije,
se si buzëqeshja jote
më çon në qiej ëndrrash,
përplas qoshe më qoshe.
 
Ta dije veç një çast
atë që provoj unë,
kur një pëllëmbë guximi
mes nesh kthehet në lumë.
 
 
 
PARALELE TË LIRA
 
Unë dhe ti
papërkryeshmërisht perfektë,
një varg në poezinë e jetës;
 
Unë dhe ti
një pikë uji në puzzl-in dallgëzor
të oqeanit dashuri;
 
Unë dhe ti
të njëjtë në ndryshimet tona si
pjesëza rrezesh në diellin e shpresës;
 
Unë dhe ti
paralele të lira zgjedhjesh
Brenda hallkës së universit Njeri!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s