Edicioni XIII: Gema Bocardo CLAVIJO (Spanjë) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Gema Bocardo CLAVIJO (Spanjë)

Lindi në Madrit. E diplomuar për drejtësi, avokaturë. Shkrimtare,  poete, redaktore dhe tregimtare. Ka filluar te botojë  prej vitit 1996. Ka qënë  pjesë e shoqatës Arti i Ri të Madridit. Bashkëpunëtore me revistën “Patat e egra” dhe shoqatës Arti je ti. Ka shkruar më shumë së shtatëdhjetë tregime (histori) erotike. Shumë nga poezitë dhe tregimet e saj janë botuar në revista letrare, webside, blogje si dhe në antologji të ndryshme si: “Banka e burrave me defekt”, “Vargje në ajër”, “Miqtë e Vjetër”, “Dhjetë zëra të poezisë aktuale”, “Fjalë e gjallë”, “Pika G”. Është poetja  e parë spanjolle që ka marrë presë dhe ka recituar në spanjisht, në takimin poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë 2016. Në vitin 2018 ka qënë e ftuar speciale në takimin poetik “Ditët e Naimit”, takim i cili mbahet në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Ka fituar disa çmime kombetare dhe ndërkombëtare. Midis pesë çmimeve që ka fituar në poezi dhe tetë në tregime, vlen të përmendet çmimi i parë në Manifestimin e Bilbaos,  Aste Nagusia (Java e madhe), në vitin 2014, me tregimin “Bëj më të mirën!”. Në vitin 2019 ka marrë pjesë në tre konkurse letrare kombetare, ku ka fituar edhe çmim të parë.

 

LETËR E NJOMUR

Përvoja ime është
një artikull i dobët gazete,
një skenar bajat,
një dorëshkrim i rremë,
një mashtrim në poker,
një poezi plagjiaturë,
duartrokitje në një konkurs televiziv,
letër e njomur.

 

E PABANUAR

Shtëpia ime është e pabanuar
qyshkur shpresa vdiq.

Grabitqarët, tregtarët,
fajdexhinjtë e shkallmojnë atë.

Lutjet e pakuptimta tingëllojë si dogma
në të cilat nuk besoj më.

Heshtja ime e dashur
Është arratisur e trembur.

Minjtë e gjirizeve përlajnë mëkatet e parrëfyera
që banojnë në qoshet pranë frikës.

Drita venitet brenda
çative gri
dhe mureve të zgjyrosura.

Ëndrrat e mia të gënjeshtërta janë hapërndarë
në tokë.

Zemra ime dhe mendja ime janë duke bërë
një luftë të përgjakshme.

Edhe zëri im dëgjohet shumë larg
meje.

 

NJË ËNDËRR
Për nënën time

Nëna ime punoi gjithë jetën
duke rendur pas një ëndrre;
duke masazhuar shpatullat e të pasurve
duke vendusur lakun e koscave,
duke drejtuar kocka.
Duke kursyer çikë – çikë nga puna me djersën e ballit
duke shpenzuar gjithë jetën e saj.

Kur arthriti e mundoi keqazi
duke i gërryer kockat,
ajo tërhoqi nga banka ato pak kursime
të vëna me mundim
bleu një shtëpizë të vogël
duke hipotekuar kështu gjithë mundin e saj.

Të mundnit të shihnit shkëlqimin e syve të saj
kur ajo mori frymë lirisht.

Një ditë një narkoman që lypte për ndonjë
kacidhe këputi skarën,
theu derën
dhe vodhi ëndrrën e saj.

Lotët e nënës ranë pikë – pikë
duke njomitur dyshemenë.

Tani ajo nuk mendon
për ngjyrën e ndritshme të qiellit,
dhe strehohet plot frikë
në shtëpinë e saj të bërë me djersën e ballit.

 

VETËM

Zvarritesh në tokë
duke lypur për mëshirë
atij që do të gjykojë
kur të vijë koha.
Gjunjëzohesh
përpara plotfuqishmërisë së Tij
dhe lutesh për t’u dhënë fund
vuajtjeve të tua mizore.

Që ti klith në Zot,
kjo nuk do të vlejë asgjë
shumë shekuj më parë
ata na harruan,
dylli bllokoi
veshët e tyre të pastër,
ata nuk do të na zgjatin
duart e tyre përsëri.

Solli në shqip Dashamir Malo

 

Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë,  Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s