Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

N’BALLIN DYSHE, SHYPNI…

Ky mëngjes, ka dy sy
Me bebëzat e zeza katran si të korbit
N’ballin dyshe Shypni
Të kokës robëri, me fustanellë t’robit

Hanës nuk ja njeh dritën, e do natën, pa yje
Rrezet ja pi diellit, si etja kur sos ujin e lumit
Egjër i do fushat, lugjet e thata malin pa pyje
Jetën e harrlisur, të ec, nëpër jermi të gjumit

Ky mëngjes, ka dy sy
I shihet bebëza syi qepi i korbit mbi oxhak
N’ballin dyshe Shypni
Jetën e harlisur shqiptare, si po e përgjak.

 

NË KËTË BOTË, TEPËR TERSE E KATILE…

Natës i ikën yjet
Si frika kur ik, nga frika e territ
Jetës i ikën fijet
Si shpirti kur ik nga nata e ferrit

Zhurmojnë malet e lodhura, nga varfëria
Plaket fjala lutje, nëpër greminën xhehnet
Vdes shpirti si skamja kur preket nga liria
Në lulishten e lumturisë, ky dexhalli të vret

Natës i ikën yjet
Hëna tmerrohet nga drita jeshile
Jetës i ikën fijet
Në këtë botë, tepër terse e katile.

 

PLISAT, E MI…

Për atdheun e Ilirisë
Plisat e mi, rrënjës së gjakut vrujoni
Piktura t’ardhmërisë
Pikturuar n’lëkurë jete ku ngujoheni

Ekspozoheni, nëpër muze të fisnikërisë
Si rasë mileniumesh, t’gdhendur nga guri
Shikoheni bardhë e zi, në syt’e lumnisë
Nga ekselenca Evropë, që u njeh nga nuri

Për atdheun e Ilirisë
Plisat e mi, vrujoni dhe nëpër palcë loti
Piktura t’ardhmërisë
Pikturuar n’lëkurë jete, u ka bekuar Zoti!

 

VALLJA, DYSHE…

S’është hera e par’
Mbi tokën e atdheut tim, vallja dyshe luhet
Patriot dhe tradhtar
Njësoj rëndojnë shqip, ku historia shkruhet

Para flamurit rreshtohen, s’ka kush i ndalon
Bëjnë hije n’burrëri, mbi bardhësi të plisit
Moti karshi kohës, vetëm vdekjet i numëron
Sikur erë e ftohtë, gjethet, kur ja merr lisit

S’është hera e par’
Vallja dyshe që luhet, mbi tokë t’atdheut tim
Patriot dhe tradhtar
Lindin e vdesin, sikur flakë prushi nëpër tym.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s