Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

SONTE…

Të mendoj Ty!
Dhe qiellit tim prushëzojnë mijëra yje,
Hëna, si nuse zakoni q’rri mes odës,
Me sy mbërthyer në një pikë,
Sonte, për çudi, luan muzikë…
Çmendet qielli im,
Të gjitha yjet… ngrihen në këmbë,
Dy nga dy në vallëzim!

Thërras fort: “Ku je?”
Duart ngre n’ajër si krahë shpendi,
Ndjej prekjen tënde puplore,
Ashtu siç din të prekësh veç Ti,
Pa më prekur…
Atëherë Hëna luan melodi tjetër,
Ashtu si orkeshtra n’dasmat tona,
Kur dalin para nuses
E dhëndri e merr për krahu,
Dhe ecin n’ajër,
Për të fluturuar me krahët e dashurisë,
Edhe ne… nisim valsin e lumturisë!
Yjet gjunjëzuar për rreth nesh,
Ashtu si rrathët e ujit,
Kur një gurë n’liqen hedh,
Gjithë shkëlqimin e tyre,
Na e bëjnë peshqesh!!

Sonte të thërras fot,
Aqsa ulërijnë grykat e shpirtit,
Jehona e tyre,
Vjen si mijëra fyje,
N’kombinacionin e tyre,
Dëgjoj melodi përrallore,
Ti shfaqesh magjishëm si shtojzavalle…
Nëpër të fshehtat e mia fine,
Ndizen zjarre…!

 

SPIRITUALIZËM…

S’merrem me hapat tua të së përditëshmes!
Numuroj hapat q’ke rezervuar,
Nga e përditëshmja për t’na larguar,
Se vetëm, kur jemi bashkë të dy,
Hapat i hedhim kuturu…
Ti duke kërkuar mrekulli tek Unë,
Unë duke kërkuar thesare tek Ty!
Këto hapa kanë vlerën më të madhe,
Sesa gjithë hapat e mia dhe hapat e tu!
Na dërgojnë jashtë kohe… jashtë hapësire…
Në një kohë që herët e kemi kalu,
Sjellë në një kohë dhe hapësirë tjetër,
Si një kryevepër!

Jeta është spiritualizëm,
Jovetëm mes të gjallëve dhe të vdekurve,
Por mes të sotmes dhe të shkuarës,
Të tashmes dhe të ardhmes…
E këtë e realizon pa vullnetin tonë,
Ajo… q’në zemrat tona gëlon!

Falënderoj misterin,
Q’mistershëm na njohu e rezervon mundësi,
Për të qenë bashkë,
Për të realizuar këtë spiritualizëm,
Mes Meje dhe Teje,
Mes të ikurve dhe të gjallëve,
Mes të shkuarës dhe tashmes,
Duke fantazuar me mendjen e shpirtit,
Momentet e së ardhmes!
…………………………………………..

S’merrem me hapat tua të së përditëshmes!
Numuroj hapat q’ke rezervuar,
Nga e përditëshmja për t’na larguar…

 

KUR JAM ME TY…

Kur jam me ty,
Futem thellësive tua,
Pa të pyetur, Ti fillon e rrëfen kujtime,
Për jetën fëminore në vendlindje
Dhe shikoj sytë e tu,
Që marrin ngjyrën e lëndinave,
E unë si lulja më e bukur e asaj retine…
Bredhim kodër më kodër me imagjinatë…
E më duket sikur qysh atëherë,
E kemi lidhur besën bashkë!!

Kur jam me ty,
Futem thellësive tua,
Pa të pyetur,
Ti nis e rrëfen brengat duke të bulëzuar sytë,
Si pika vese mbi petale luleje,
E fillon trupi të lëkundet,
Si në temperaturë të lartë,
Dhe mua më dridhet shpirt e shtat…l!

Kur jam me ty,
Fluturoj në t’ardhmen,
E pse Ti më thua,
Të shfrytëzojmë në maksimim tashmen,
Për të qënë bashkë,
Për të qeshur me zë,
Për të treguar me sy,
Për të ngrohur me frymë q’gëlon,
Vatrat e ngrira të zemrës sonë…!

Ashtu bëj,
Dhe nga kënaqësia s’besoj,
Q’jam në realitet,
Ndaj dorën kurrë s’ta lëshoj,
Herë ta shtërngoj fort,
Herë ta lëmoj,
Për të besuar se jam Unë Ajo,
Q’vërtet këtë mrekulli dashurie jetoj…

Ashtu mbështetur në gjoksin tënd,
Për të shpëtuar mbytjes nga kënaqësia,
Fluturoj në t’ardhmen tonë,
Duke të ndjekur Ty,
Në hapat,
Q’as Ti s’i di nga do t’i heshësh,
Por Unë i shikoj n’ajër,
Sikur jemi shndërruar shpendë,
Me krahë gjigandë… aqsa qielli,
Kokat mbështetur tek dielli!

Ne s’dimë ç’është nesër,
Por e sotmja më bën të ëndërroj si vashëz,
Q’ende s’e ka takuar princin e kaltër,
Dhe vargëzon ëndrra nëpër ëndrra,
E shpreson q’ëndra të bëhet realitet;
Unë mbretëreshë e Ti mbret!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s