Edicioni XIII: Ruxandra CESEREANOU (Rumani) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Ruxandra CESEREANOU (Rumani)
 
U lind më 17 gusht të vitit 1963. Është profesore e Letërsisë Krahasuese në Universitetin e qytetit Kluzh në Rumani. Cilësohet dhe vlerësoret si shkrimtare me vlera të larta në letërsinë bashkëkohore rumune. Ka spikatur vecanërisht në poezi, prozë dhe skenarë filmash.
Midias vëllimeve me poezi përmendim:
– Zona e Zonës (1993)
– Venecia në vjollcë (2202)
– Coma (2012) – Kaliforni (2014)
Nga proza e saj veçojmë:
– Një qiell mbi të gjithë (roman) 2007
– Dakia (roman) 2002
– Nëbulon (vëllim me tregime) 2011
Vëllimi me tregime është vlerësuar me çmim nga Shoqata e Krijuesve Klubi i Luanëve. Është përkthyer në disa gjuhë si italisht, hungarisht, anglisht, bullgarisht etj.
 
 
PERSEFONI U ZBULUA
 
… Unë jam Persefoni, një herësh e verbër.
Sytë e mi porsi një qelq i artë
dhe bëj shikuesin si një buf i bardhë.
Ndërsa eci nëpër fusha,
unë mund të nuhas ullinjtë
dhe lumturia imë shullëhet si një mace në diell.
O pemët e thata që flakëroni me jetën!
Sa ju kam dëshiruar juve
ndërsa po dëgjoj tregimet e Hadit të errët.
Valët e ujit të detit do të thyhen
në brendësi të veshit tim
që si krisma të lëngshme gjëmojnë:
Hyjni në dritë Persefoni,
dilni nga labirinthi Persefassa,
eja Perifonia e shkretuar!
Në fillim ndjeva errësirën e shtrirë
mbi gratë dhe burrat shterpë.
Nuk mund ta kuptoja fare këtë shkreti
tek e cila qentë me gjuhën gri
dukej më të zezë ushqeheshin.
Atje nuk pipëtinte asnjë zog.
Më pas në gjirin e majtë vendosa një guackë
të zbrazët.
Doja të ëndërroja për livadhin mes fushës së butë
dhe diellit …
Doja të ledhatoja gjethet
e familjeve të panumërta të pemëve
e përditë të këndoja emrat e luleve…
Kam dalë në dritëhije pa gjumë sic isha
të dëgjoj këngën e zogjve
që ngulen valëve të detit,
por shkurret kishin flokë gorgone.
Ps kësaj bërtita
duke bërë një kallzim para diellit:
kam prerë kokën e stuhive gjithë kohën
dhe deti bëhej i bardhë si qengji i butë…
Tani gëzimi im i ngjan burimit.
Unë thërras duke lavdëruar
ujin dhe diellin, ajërin dhe frutat,
barin dhe peshkun, zilet dhe lulet.
 
 
 
ERINI TË REJA
 
Flokët e mi të gjatë
pleksur në ajër si gërsheta dredha – dredha,
në shpirtin tim si dy zjarre
shfaqen fytyrës së gjallë zemërimi dhe krenaria,
por unë jam e lodhur dhe dua të fle …
Gjuha ime si teh shkëlqen,
ndërsa unë flisja duke kërcitur fjalët.
Do dëgjoj këshillën e zogjve,
orët e natës flasin
për tempujt e mi kristalorë,
ku ndriçojnë mbajtësit e lodhur aromatikë…
Unë jam Erini e re,
që hap me thembra mjegullën
dhe gërmoj shqisat e mia.
Midis perëndeshave të gjakut
isha peshkaqene e thellësive.
Unë mund të vë bast për hijet e të vdekurve,
ëndrra ime e lindur
ëndërron tani përkundje zefiri
ndryshe nga stuhitë si plumbi.
Oshëtima e brendshme
ulërin si një mal i uritur,
në mesditë do të doja të mësoja gjuhën e dritës.
Në një varkë të zezë e lë veten
për një vejushë të bardhë,
e cila mund të jetë ende imja.
Përfundimisht unë jam duke dëgjuar
zemrën time mbushur me shi,
një frut i lëvizshëm humbur mes pemëve
të dëshirave…
Isha një Erini e mjeruar,
një e dehur e lavdishme nëpër fusha të çmendura.
Tani e tutje në Ferr
me të gjithë shkopinjtë magjistarë,
me të gjitha plagët dhe me gojën time të pahijshme…
Unë dua të qëndroj poshtë shenjës së fatit
nën hënë.
Djegur brenda meje
ka një priftëreshë të diellit të verdhë…
 
Solli në shqip: Silva Baça – Marisa Kotobelli
 
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s