Autori Ekrem Ajruli boton vëllimin poetik “Më josh jermia” 

 

Autori Ekrem Ajruli boton vëllimin poetik “Më josh jermia” 

Autor: Ekrem Ajruli

Titulli: Më josh jermia

POETI NË VORBULLËN E DASHURISË

Nuk është lehtë t’i shtrydhësh djersët e shtërzimeve nga këmisha e dashurisë, veshur me gjithë lavdi, për ta hetuar lëkurën e njeriut të dashur mbi trupin e tij prej poeti, që nuk ndalon këngën, për ta dëgjuar era e malit dhe fushat e krehura me fjalët e tij prej mjalti, shndërruar në vrerë, që nuk arrijnë dot ta vrasin shpirtin e tij…
Pra, poeti, Ajruli dhe mendëdia e tij krijuese, dashurisë i jep prioritet të merituar, sepse, e vetmja frymë që na bën ta ndjejmë gjallërinë tonë eshtë dashuria, dhurata më e çmuar mbi këtë dhé. Në këtë kontekst të vorbullës së dashurisë, kriuesi ynë, Ekrem Ajruli, zë shtegun e duhur, për ta shpalosur dhimbjen dhe mallin për këngën e padëgjuar, që i bëhet “lak” në fyt, për ta zënë fronin e hyjneshës – që s’ja fal gjumin në prehrin e saj… Tani, poezitë e Ekremit, janë vargje të skalitura me mund e djersë burri, që nëpërmjet metaforës poetike, gdhendë fjalët e veshura prej nuserie qëmoti të lakmuar nga synari i tij prej skifteri në pararojë të së bukurës, diku mbi majoke të alpeve, ku rrahin krihët e një fluturimi mbi kurora malesh, atje ku zanat krehin flokun për natën e zjarreve…
Këtu pra, në vjershërimin e tij të pagjumë, nuk fle asgjë, pa e miratuar vargu i tij sublim dhe ndërgjegjja e tij prej poeti të edukuar, t’i këndojë të bukurës, sepse, kënga do kohë për ta zënë gërshetin e Zanës, e cila fle në vargun e poetit në pritje të një shpërthim shkëndije dhe zëri i saj dalë nga një majë mali…

Remzi Limani

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s