Edicioni XIII: Dimitris KANELLOPULOS (Greece) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Dimitris KANELLOPULOS (Greece)

Poet, prozator dhe botues grek. Lindi në vitin 1954 dhe banon në qytetin e Athinës. Studjoi për Histori – Arkeologji në Universitetin e Athinës dhe për Histori- Filozofi në Rumani.
Është botues i Revistës Letrare “Oropedio”.
Ka botuar vëllimet poetike: “Mjegull e gurtë”, “Shkretëtita Skitike”, “Shtrat fare, i Mire”, “Bariera e kujtesës”, “Heshtje Telefoni”. Ka botuar edhe prozë, kryesisht tregime. Libri i tij më i njohur në prozë është ai me titull “Vdekja e Astritit”. Poezi të tij janë përkthyer e botuar në gjuhë të ndryshme.
Është bashkëpunëtor në përgatitjen e promovimin e antologjive të ndryshme nga letërsia Rumune. Ka përkthyer autorë Rumunë në gjuhën greke etj.

 

POEZI PËR NJË ZË QË KËMBNGUL
Perikli Qusit

Vetëm zeri të mbeti
pas kaq vitesh në mërgim.
Fytyra jote humbi me kohën
që zhbëri rininë tonë, duke e drejtuar
në tunelin e errët të mbijetesës.

Netëve zëri yt
i ngjitet memories,
end disa të Diela mbushur me ëndërra.

Pastaj ulët intensiteti i tij
dhe tronditem ndërsa dëgjoj zërin tend,
pa parë fytyrën.
Edhe përpiqem nga fillimi
që ti kuptoj gjërat
të vendos një rradhë. Të rifilloj
nga të miat rrënoja
të ndërtoj fytyra.

I sakatuar ndaloj
para pafuqisë së kujtesës,
si ti besoj kësaj padrejtësie të kohës
që me babëzi përpin fytyrat,
i lë zërat pa fytyrë
e nga tinguj
kthehet në dhimbje zemre
brënda vorbullës së fundit të jetës.

 

VENDI I VETMISË

Ashtu si një orë e vjetër.
Që thyen heshtjen e mëngjesit.
Fishkëllimë treni.
Brënda në tunel të zi.
Ashtu si shiu mbi xham.
Pas syve të krisura.
Dora e ngrirë kërkon.
Adresa, emra, imazhe të vjetra.
Vitet që ikën.

 

KAFENETË E VJETRA

Kafenetë e vjetra ngjajnë
me ushtarë të mundur,
brenda vetës mbyllin kohën e ashpër
pa mundur që diçka të mbajnë
nga rinia e tyre.
Janë, kafenetë e vjetra,
limane të harruara,
që në kohë humbën prestigjin e tyre.
Pasditet e të Dielave
trishtimi ankorohet pas
xhamave të tyre të turbullta
brënda tyre harrohet.
Tym i lirë i përqafon
Koha e paepur zhyt në harresë
hijet që andej kaluan dhe
sipërmarrës të vegjel me padurim presin
të shfaqet nevoja e pasardhësve.
I kanë gati letrat
llogaritë, kontratat
se çfarë do marrë sejcili.

Buldoza e makina të rënda
pa respekt do rrëzojnë
tymërat, frymëmarrjet, kujtimet.

Konçensioni që shpirtin na e merr.

Solli në shqip Vangjel Zafirati

 

Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s