Jam unë, besomë – Eva Gjoni / Shkëputur nga libri: ANTOLOGJIA E TREGIMIT SHQIPTAR ( shekulli XXI ), edituar nga Klubi i Poezisë, Tiranë 2019 …

Jam unë,  besomë

Tregimi i librit: ANTOLOGJIA E TREGIMIT SHQIPTAR ( shekulli XXI ), edituar nga Klubi i Poezisë, Tiranë 2019 …

Ajo ishte menduar gjatë a duhej të shkonte atë mëngjes në stacionin e trenit,  për ta përcjellë atë. A do mundej vall të përmbahej nga i gjithë ai ngashërim që i ishte mbledhur në fyt që nga momenti kur ai i tha,  erdhi koha për tu larguar.  Kaq ishte … çfarë kishin qënë për ta ata muaj, si e kishte parë atë. Si një komoditet që i  krijoj vetes. Si një aventurë  pasionante. Ndoshta një nevojë e brëndëshme e tij, një boshllëk. Dëshira për tu ndjerë i gjallë për të rringritur shpirtin e tij të lodhur. Apo ai ashtu jetonte me pasion dhe aventura gjithonë. Mbase jeta e tij ishte një furtunë dhe ai endej midis valëve, ndihej zotërues i çdo gjëje që e tërhiqte, që e bënte të ndihej mirë. Mbante mend që e kishte pyetur çfare ishte për të dashuria.

Ai kishte qëndruar pak në heshtje dhe i ishte përgjigjur

-Nuk e di çfarë pret nga unë të them,  ajo që unë mendoj është shumë larg asaj që ti pret. Do të përgjigjem ashtu si unë e kam menduar në vite, ndoshta dhe tani kështu mendoj, nuk jam i sigurt por nuk me vjen ne mend tjetër gjë përveç kësaj që do të them. Nuk kam diçka tjetër që të ma kundërshtoj bindshëm. Akoma nuk mund të kete ndodhur diçka që të më ndryshoj mendim. U zgjata por do flas haptas mos më gjyko. Ti je një qënje shumë e veçantë dhe ndihem me fat që të takova në rrugëtim tim. Kam qënë I vërtet me ty në çdo gjë. Kam vepruar ashtu si e kam ndierë. Të dy jemi ndier mirë me njeri tjetrin, kjo është e rëndësishme.  Atëherë dashuria është një ndjenjë që çdo njeri e ka te tijen. Njeriu krijon dashurineë e tij, ajo është brënda tij e pa ndryshueshme, vetëm atij i duhet kohë ta njohë ate. Gjatë kësaj kohe njohje të atij njeriu që  është dashuria e tij, se ne i japim pamje njerzore,  ai jeton dhe takon pjesë të këtij njeriu në jetë. Fillon të dashurojë ose të jetoje ndjenjën e tij, e shfaqur vetem nga nje nxitje shkëndie që e ngacmon atë njeriun mbrëda vetes. Ti rrend pastaj me një dëshirë te zgjartë drejt tij.  Përfshihesh në të pa asnjë rezerveë, jipesh plotësisht dhe kujton se dashuria është tani para tej, të qëndron pranë e ke bashkëudhëtare në çdo moment. Por shpjet kupton qe gjithe ai perkushtim ,flake ,ndjesi nuk gjenden me si me pare ,ajo qe e quajme pasioni shuhet, por jo dashuria jote. Pasioni është proçest njohje dhe ti nuk e di çfarë do ndodhi. Njeriu tjetër që takove nuk është ashtu si njeriu yt, por vetëm një copëz e tij dhe ti tërhiqesh. Përbetohësh se e ke dashur,  nuk e ka mashtruar,  nuk ke përfituar. Gjithmonë i paragjykuar si një njeri pa ndjenja, por jo nuk është ashtu. Ti ndjen gjithmonë njësoj. Dashuria jote nuk shuhet nuk është e vërtet, ajo është po e njëjta. Pastaj ti kupton që njeriu brenda teje është strukur përsëri. Ti ndihesh i dërmuar, I lodhur, pa shpresë. I prirur ne nevojë të vazhdueshme për të filluar çdo gjë nga fillimi. Pasioni përsëritet dhe ti vetëm kështu e jeton ndjenjen tënde, dashurinë tënde. Ajo është aty për ty. Nuk di në është e mundur që të gjedet një qënje në jetë që të jetë dashuria jote, të jete imagjinata jote, krijimi yt, i bije të jetë një tjetër qënje si ty. Të mos trembi dashurinë tënde mos ta lëndoj. Ajo, dashuria të jetë krah teje,  të struket brenda teje. Unë do kem frikë të ndodhë kjo gjë, nuk di a do jem në gjendje ta përballoj. Në atë çast që do e kuptoj do largohem dhe do pres çfarë do më ndodh, si do ndihem, çfarë duhet të bëj. A do ndjej njësoj …a do jem  përsëri unë e njëjta qënje përball asaj?

Ai sot po largohet, por nuk e dinte si ishte ai largim. Si të gjitha largimet,  kur kuptonte që aq ishte,  kishte mbaruar magjia e të menduarit se është ajo. Por kishte qënë përsëri ajo copëza që i ngjante.

A  ishte ajo vetëm një copëz? Nje copëz e vogel, apo një copëz e madhe nuk kishte rëndesi per te. Ajo nuk donte te ishte copez. Nuk donte të ishe një gabim. Mbase për të ajo ishte kështu dhe ai tani po largohej.

Në kërkim të pjesëve të tij për të gjetur të plotën nëse do mundej. Ajo ndihej e plotë, i lutej me shpirtë që ai ta besonte, I lutej pa fjalë. A mos valle ishte një ikje frike, mbase dashuria e tij nuk i bindej, nuk pranonte ta ndiqte. Ajo i bërtiste fort -ik nisu unë nuk vi ! Do jem këtu, do të pres të kthehesh,  unë jam dashuria jote. Ti nuk bën dot pa mua. Ik, ik ,tani je vetëm, kokën mos e kthe se do shikosh një fytyrë gruaje që ke ëndërruar gjithë jetën, unë kam pamjen e saj. Kaq frike ke nga unë se  ti nuk më zotëron dot? Unë po të pres  sëbashku me të, nuk mund ta lë vetëm…

Vendosi të shkoj ta shikonte nga larg tek ikte kërrusur si nga një lëngate e gjate. Ajo shpresonte  që në një moment ai të kthente kokën për ta parë në kishte ardhur ajo, por ai ashtu gati zvarrë hypi në tren, u ul pranë dritares, mbuloj fytyrën me të dy duar dhe qëndroj ashtu. Për të mos detyruar sytë të shikonin tej dritares apo për të fshehur lotët.Nuk mund ta kuponte koha do ti tregonte çfarë po mendonte ai burre i ulur pranë dritares se trenit që filloj të leviste ngadalë drejt lindjes. Thua kaq ishte misioni i tij vetëm për ta gjetur, nuk mund të ishte kështu. Ajo do e prise … ai duhej ti besonte vetes.

 

Nga: Eva Gjoni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s