Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Një ditë si kjo!

Kur e nis ditën me pak stres,
E çdo gjë të kthehet në jetë,
Pyes vehten,
Po sikur të mbarojë e njejtë !

Kjo ditë e bukur a ka fund,
Shpresoj ta shoh tutje,
E nga sytë të mos më humbë!

Por për dreq ishte aq afër,
E unë mendjen nuk e kisha,
Këtë ditë kaq të bukur më në fund e prisha,
Kalova në gabim atëherë kur nuk e prisja !

Lotët si shpirti rrëke shkriheshin,
Në trupin tim dalëngadalë shiheshin,
Por unë isha verbuar,
E kaq gjatë, nuk e kisha menduar.

Ndofta ka një arsye pse jam bërë fajtore?!
E kam një arsye,
Se në këtë histori jam bërë eprore…

Dallgët e fajësisë më pushtojnë ngadalë,
Ashtu si lotët faqen e thatë,
Kujtimet kalojnë me rradhë,
Më kujtojnë se unë kam faj !

Më fal,
E di se përbrenda edhe ti qan,
E di se ndjen dhimbje,
Për këtë më fal,
S’të kam krenuar aq sa për të të pasur në jetë,
Nuk jam munduar kaq shumë, për të të qenë pjesë.
Më fal,
Ke të drejtë,
Por dije unë e di dashurinë thellë-thellë,
Se je ti që më ndihmon të rri në këmbë !
Më fal se po të bëj ta urresh vehten,
Me fal se po të bëj të heqesh dorë nga vehtja,
Po të bëj të më mbash më lart se vetë jeta,
Më fal se po të bëj të ndjehesh bosh!
Më fal !

 

Leokoplasti

Me leokoplastin shumë u zemërova,
Nga farmacia më erdhi e m’u ngjit te këmba,
Erdhi e qetë dhe jo duke qarë,
Erdhi kastile si për të më vrarë
Erdhi me të shpejtë,
Erdhi si pa të keq,
Në këmbën time për t’u ngjitur,
Dhe të mbetej aty si për dreq.

 

Elona

Qetësia sot klasën e kaploi,
E çuditshme,
Dita e parë e shkollës
Si gjithmonë nuk filloi.

Mësuesja me rregjistër në dorë,
Fillon thërret emrat me rradhë,
Andreinas, Andreitas, Argjend,Bilbil,Blero,
Danieli,Eglantina,Emanuela,
Erlindi,Erjoni,
Elona…

Elonë, Elonë
Në apel mësuesja po të kërkon,
Tregomë Elonë,
Këtë mungesë pa arësye kush t’a mbulon?
Terrin që ke sjellë në klasë, kujt i’a dedikon?

E shikon,
Çdonjërin e ka mbërthyer një qetësi dhimbjeje,
Ndonjë lot në faqe herë-herë i kalon,
Pa me thuaj Elonë, dot a na e ndalon?

Zemrat të kërkojnë,
Dhe pse syte e dinë që është e kotë,
I mbyll dhe ato,
E ky makth lutem të kalojë,
Por jo, i hap e drita padashur më verbon,
Banga vazhdon e qëndron ende bosh,
Edhe tufa me lule e ka ulur kokën poshtë,
Do na mungosh Elonë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s