Edicioni XIII: Hristina KOMAREVSKA (Bulgaria) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Hristina KOMAREVSKA (Bulgaria)
 
Hristina Komarevska jeton dhe punon në Pleven, Bullgari. Pas diplomimit në Universitet, ajo ka punuar si reportere dhe redaktore në gazeta, televizion dhe shtëpi botuese.
Ajo është një autor vëllimeve poetike: “Koriandër e hidhur” – 1998, “Ndaluar për Magi” – 2000, “Uji i gjallë” – 2004, “Pelegrinët zbathur” – 2007, “Shpirti i huazuar” – 2010, “Pëshpëritja e një predhe deti” -2013, “Koha për të shkruar” – 2014, “Gong dhe heshtje” – 2016, “Shkallët e tymit” – 2017, “Vjollcë dhe hi” – 2018
Hristina është anëtare e Unionit të Gazetarëve Bullgarë / UBJ / dhe Unionit të Shkrimtarëve Bullgarë. Ka fituar dy herë çmimin poetik “Rena Popva” në aktivitetet poetike të Bashkisë Pleven dhe në vitin 2016 ajo mori çmimin “Nderi të Komunës Pleven”, për poezi. Ka fituar çmimin e Parë për Poezi në konkursin “Dora Gabe”, organizuar nga UBJ. Fituese e disa çmimeve në konkurse letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga UBJ i është dhënë Certifikata për Kontribute të veçanta në Letërsinë Bullgare në 2016.
Poezite e saj janë përkthyer në gjuhë të huaja në antologji të ndryshme letrare dhe almanakë.
Aktualisht është sekretare e Shoqatës së Gazetarëve dhe Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve të qytetit Pleven, Bullgari.
 
DETI NË SHTATOR
 
Deti në shtator
më prek me butësi dhe më mbyt me përkëdhelje,
lule algash të sedefta mbulojnë mishin tim të errët.
Ai luan me njollat e diellit dhe për herë të fundit –
kujdeset për gjithçka, merr frymë thellë me kraharor.
 
Para se ta lë në fuqinë e dimrit,
është pabesueshme mirësia e tij dhe kristalet blu.
Retë lart qëndrojnë të ngrira në forma jorealiste.
Atë çka ato do të donin të më tregonin, të ujdisura mirë
për vallen e pritshme të shiut.
 
Sigurisht që jam duke u larguar pa kthim pas.
Në mol, çanta e shpinës po më thërret të nisem për udhë.
Deti në shtator është një masë e fashitur.
Dhe përkëdhel ajrin me frymën e tij të kripur.
 
NE FILLIM TE VJESHTES
Në errësirën e mbrëmjes
një zog këngëtar lajmëron
Ku e humbi rrugën ajo
pasi e kishte braktisur tufa?
Unë vetëm mund të hamendësoj.
Cila do të jetë fatkeqësia e radhës – Nuk e di.
Në degë, foleja e saj është dukë u lëkundur nga furtuna
dhe thëllimi, ende e padëmtuar.
Qielli derdhi lot,
ishte duke qarë per veten.
Për ngushëllim, në tel,
vagu i harabelave shkëlqente si gjerdan perlash.
 
 
 
* * *
 
Madje edhe pulëbardhat do të jenë habitur – ato
kurrë nuk më kanë parë në këtë gjende.
Madje edhe hëna do të ndalet natën në mol.
Dhe do të përpiqet të kuptojë kush jam.
Ajo kujton shumë gjëra – burra të pastrehë, të mjerë, të mbytur.
Puthje, betime,vetminë e njerëzve, rreziqet e fshehta.
Në kafaze dhe në hapësirën pa kufij.
Unë kurrë nuk kam qenë si këtu në rrjete.
Të njëjta vajzë kam qenë edhe më parë.
Alga prej ngrice – flokët e mi – uji ngadalë do të pikojë.
Si përfytyrimi dhe ëndrra, para se qepallat të fillojnë të dridhen.
Madje unë nuk do të di nëse jam unë kjo,
derisa nuk jam duke qarë.
 
Solli në shqip Dashamir Malo
 
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s