Edicioni XIII: Mihajlo SVIDERSKI (North Macedonia) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Posted on October 6, 2019

0


Mihajlo SVIDERSKI (North Macedonia)
 
Mihajlo Sviderski është një poet, novelist, përkthyes dhe botues i Maqedonisë. Ai është gjithashtu një autor i dy librave me poezi, Përmes ëndrrës së mjegullës dhe shirave (2013), botuar gjithashtu në Bullgarisht, dhe Yjet e Fjetur (2017).
Për romanin e tij, Bardhë dhe Kuq (2014), ai merr çmimin “Novite”, i cili jepet për dorëshkrimin më të mirë në prozë. Në vitin 2016, romani Bardhë dhe Kuq u botua në Bullgarisht.
Në (2019) u botua romani i tij Ditët e fundit të Hans.
Sviderski ka marrë pjesë në shumë festivale dhe lexime poezish. Poezia e tij është botuar në shumë revista letrare vendase dhe të huaja, antologji dhe koleksione poezish.
Poezia e tij është përkthyer në anglisht, rusisht, greqisht, serbisht, bullgarisht, shqip, baskisht dhe hungarisht.
Ai është themeluesi i Shtëpisë Botuese Vostok, ku në mënyrë aktive përkthen poezi dhe prozë nga anglishtja, bullgarishtja dhe serbishtja.
 
 
KUFIRI
 
pasaportë
e pavlefshme
emër
që e kam harruar
mbiemër
që nuk më kujtohet
adresë
në të cilën mbase asnjëherë
nuk do të kthehem.
 
 
 
***
 
para dhe pas meje
njerëzit ikin
dhe më nuk do të kthehen
nuk di kush është më i madh
dielli
ose populli im
nëpër botë
 
 
 
***
 
Duke lënë
Egjiptin
për në Aushvic
Babilonasë të ndryshëm
kryqëzues dhe inkuizitorë
na shkruajnë historinë
po e ëndërroj përndjekjen e Izraelit
zinxhirët e mi janë të padukshëm
në rrugën time nuk ndodhet Moisiu
që ta ndajë detin drejt Hananit
pasi që unë nuk po kthehem në shtëpi
unë po eci në drejtim të kundërt
drejt
Tokës sime
të Premtuar.
 
 
 
***
 
sapo nisesh
të kthejnë mbrapa
dhe gjithmonë fillon prej fillimit
përsëri
kërkon mënyra
se si ta kalosh
kufirin
i etur
 
 
 
***
 
Në dorë po e shtrëngoj letrën e vëllaut tim
jeton në Nju Jork
në garsonierë
dhe me vite të tëra
shikon përmes qelqit në rrugë
larg prej gjitha ndodhive
në adresën e tij nuk arrijnë dërgesat
përpos revistave për të cilat ka paguar
nuk vijnë miqtë
përpos maces
e cila ka të hapur hyrje të veçantë
në cepin e poshtëm të derës
ai nuk ka
thirrje të humbura telefonike
as propozime për darkë
të pastrehët e kanë më bukur
shkruan ai
pasi që ata vetminë e tyre
e jetojnë nën qiell të hapur
 
 
 
***
 
Prej këtu
nuk mund të dërgohen mesazhe
as fotografi me buzëqeshje
as letra
prej këtu dërgohet vetëm
jeta
e cila është më e lehtë edhe se një zarf.
(nga dorëshkrimi i pabotuar “Kufiri”)
 
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII