Edicioni XIII: Lucilla Trapazzo, (Zvicër, Itali) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Lucilla Trapazzo, (Zvicër, Itali)

Lucilla Trapazzo ka lindur në Cassino, Itali .
Pas dipllomimit në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, Masterit në “Film & Video” në Universitetin Amerikan, Ëashington D.C. dhe një formimi të vazhdueshëm teatral dhe artistik, punon si aktore, performer, kritike dhe regjizore teatrale.
Poezia dhe proza e saj janë vlerësuar me disa çmime ( Çmimi San Bernardino,Stimigliano; Çmimi Kombëtar “Delfini” Pisa; Çmimi “Viareggio” dhe publikime në antologji, revista dhe libra arti në Itali, Spanjë e Maqedoni.
Pikturat e saj janë përfshirë në ekspozita të ndryshme personale dhe kolektive internacjonale. Performancat e saj artistike janë prezantuar në disa festivale të Artit Multimedial ( Signal,Cagliari; It’s Liquid, Londra ; Buenos Aires, Roma, Venezia).
Aktualisht jeton mes Zvicrës dhe Neë York- ut dhe bashkpunon me shoqata arti, muzike kontemporane e letrare në organizimin e eventeve dhe festivaleve të ndryshëm.
Libri i saj i parë me poezi titullohet “Ossidiana” botuar nga Edicioni Volturnia Isernia, në shtator 2018. ” Botë të vogla” është libri i saj i dytë i cili do të botohet në pranverë 2020.

 

Mimeoai

Duket e plotë kjo zbrazëtirë fjalësh
në një ditë pritje, nëpër ajër
nderurshtëpisë, qytetesh e zhurmash.

” Jemi botët që mendojmë”, mërmërijmë
e rrezet rrotullojmë ndër degë.

Sot heshtja jote është një gjethe në ajër
– Më fal, jam thjesht vetvetja.-

Një unë pa ty
Në vazhdim.
Jam thjesht kujtim.

Letrat e bixhozit shpërndarë në tavolinë.
Promemorje e paqëndrueshmërisë tonë,
e papërkryerjes.

Një paralajmërim rëndon çatinë!
Pse kjo kaltërsi e varur ndër degë?

 

Horizonti i ngjarjeve

Nuk e di nëse fjala përmban pafundësinë
apo është thjesht një abstraksion
flatus vocis.
A janë shenja apo kuptime kthinat e mendimit
nescio.

Mendja është një mekanizëm meskin,
një lojë në duar fëmijësh.

Rrëmbej njëlloj nga toka emrin dhe sendet,
bletën, erën e lehte , farën,
natën qës hkon e përsëri kthehet
dhe qiellin e kthjellët,
që dallgëzon si velë liqenin.
Përmbyt bukurinë lakuriqe
e mendimin mbjell universit.
Përhumbur në perlën blu
Brenda zbrazëtirës së pafund,
luajmë duke shpjegua rbotën
horizontit të pafund të ngjarjeve.

 

Hije

Natën kur pylli vishet
me përralla e me ujq
forca e pemëve trasformohet
në fjongo e sheqertë butë.
Natën flenë këmbanat dhe fjalët në erë,
fle kaltërsia në qiell,
majmuni mbi shpatull rehatohet
e zgjidh nyjet që i vërtiten kokës.
Kthehet këmbëzbathur
substanca e kohës përjetësi,
kur gjithçka vishet shenjtëri.

Ky çast nuk është i yni.
Dy orë para agimit
të së nesërmes ngjyer në tinguj
rrëmujë thashethemesh e fjalësh
e hardallisjes nën tingujt e Lirës .

Mbajmë emra të zhveshur eshtrash
atje ku nga gishtat rrëshket
bashkimi i formës dhe lëndës
i pavlefshmi sublimitet.

Solli në shqip Juljana Mehmeti

 

Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s