Edicioni XIII: KONSTANDINOS KOMIANOS (Greqi) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

KONSTANDINOS KOMIANOS (Greqi)

Ka lindur në Athinë dhe banon në qytetin e Korfuzit që prej fëmijërisë së tij së bashku me familjen. Shkruan poezi. Janë botuar vëllimet e tij poetike:
“Rrëfime poetike”, “Eros në luftë”, “Monologje të braktisura” etj. Poezi të tij janë botuar në revista të njohura letrare e janë përfshirë në antologji të ndryshme.

AUDIENCË NATE

Dhe kështu lundrova
jo vetëm në ujë por në stere
akoma aty ku trondiste më e shumta

Pasagjer klandestin galerie thellë
në gjysmerrësirën e jetës, më i fortë
ndieva tërmetët
dhe oksidimin në arteriet
ku gjaku qarkullon aty poshtë,
në kohë paqe- agoni civile
plagësh të padukshme- pakt tërheqeje
nga teritoret e lumturisë

Jehonë e nëndheshme frymëmarrje
në metastazë jete
dhe hapje –mbyllje qerpikësh
siluetë trupi e madhe
tashmë vegim nate

me daulle e tastiera të lehta
lakuriqësinë banoj
të dhomës bosh të pas mesnate

Një vijë e drejtë
përditëshmërie rrafshoi
ëndërrat e thyera të saj.

 

SHKALLË BLUE

Ka çaste që një radhë me nota
thyhet në radhë si gur bilardoje
e në intervalet arrin të dëgjosh
rrahjen e zemrës të thërrasi zëlart mungesë

shkëlqim i pa dëshiruar vetmie
në pasarelën e klubit të fillestarëve në jetë,
kërcitje dëshpërimi të privuar- spot vat dobët
në dhomën gjysëm të ndiçuar të sovranitetit
të kufizuar

dhe pasioni i pa përvojë kërcen
në gjerësinë e kuptimvështirë të dëshirave të tij
kundër hutimit të shpalosur të perdes
në erën e pasditës së kujtimeve

I heshtur trishtimi
në varkat boshe

 

ORVAJTJE E FUNDIT

Në palëvizshmërinë e mëngjesit me shpresa të zgjuara
të sinqerta parakalojnë synimet

Vështrim i çilter i dëshirës pa mëdyshje
det i mjegulluar pesë hapa në dallgë
nxitim i kotë i shkumës
egoizëm shtesë, aty
grykëderdhje breglumi gjerësi e dukshme

Afrohuni pra spontanisht ujëra
në skenën e dukshme absurde
të dëshirës time të shtypur
sulme asimetrike shkaktare

Dhe të ishe fillikate këtu
kalorëse e zemërimit, të të shpëtoj
në heroizmin e guximit tim të skajshëm

I garantuar shpëtim i imi
i garantuar shpëtim i shpirtit

Lirohu
me dëshirë
i lumtur

Solli në shqip Vangjel Zafirati

 

Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s