Edicioni XIII: Brikena Qama (Albania) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Brikena Qama (Albania)
 
U lind në Çorovodë në dhjetor të 1978. Që prej 1997 jeton në Athine. Ka botuar vëllimet poetike: “Pëshpërimat brenda meje”, “Bota poshtë takave”, “Titulli i kujtimeve të mia”, “Dëshirat e mia perëndojnë çdo mbrëmje”. Eshte vleresuar me disa çmime si dhe është pjesëmarrëse në disa antologji poetike.
 
 
A ka perëndi kujtimesh?
 
Ja ku jam
vetëm
e kërrusur
ende vazhdoj të qesh për hir të asaj që kam qenë dikur
me një shkëmb kujtimesh që nuk e zbres dot nga shpatullat.
Në xhepa kam thërrime të tashmeje
të cilat i bluaj ngadalë pas çdo hapi
As ajo
As e shkuara
E ardhmja jo se jo
nuk kanë emrin tënd por unë kam shkëmbin e kujtimeve
që ti çdo herë më kujton se e kam mbi shpinë
duke më pëshpëritur
“mos qaj, janë të tuat”.
 
 
 
Lumturia?
 
Mendo të vetvritesh e shiko se asnjë mënyrë
nuk do të të duket e përshtatshmja,
e denjë për të të marrë jetën,
fisnike për të të shtuar lavdinë.
Pasi të kesh paramenduar, improvizuar çdo detaj
të kesh shkruar letrat me lamtumira për secilin veç e vec
të kesh vajtuar vdekjen tënde
të kesh numëruar në vaje gjithë të këqijat e ish jetës tënde
do kuptosh se lumturi ka qenë pika e parë e shiut
që ka zgjedhur të bjerë në ty ndaj,
dil jashtë vrik e lumturohu sa herë bie shi.
 
 
 
Çdo pikë shiu e ti në të
 
Një nga herët që u ktheve sërish te unë më pate thënë
“ti më mungon siç më mungon shiu i vjeshtës”
Unë adhurova shiun e të harrova ty.
Të gjitha ikjet e tua i kujtoj si thatësirë pa fund
e ty si shkaktarin e mërisë sime të përhershme me diellin.
 
 
 
Një qiri i ndezur për ëndrrat e mbytura
 
Një varkë me ëndrra në fund të detit që gulçojnë
e dalin në sipërfaqe çdo lindje e perëndim
ditëve ngrohin brinjët nën diell
e netëve ngjyejnë lëkurën e tejdukshme në dritën e hënës
fundosen sërish si amanet për të gjallët e tokës
Ata duhet të kujdesen për to duke i pritur pafundësisht bregut
Një ditë deti do të thahet, por amanetin s’e tret as kripa
e pafundësisht do të ketë qirinj të ndezur në duar, bregut
për ëndrrat e heshtura me ngjyrë të tejdukshme hëne
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s