Edicioni XIII: Thodhori Baba (Albania) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Thodhori Baba (Albania)
 
Thodhori Baba u lind në qytetin e Vlorës në vitin 1956 poet i afirmuar, shkrimtar dhe publicist.
Nisi te bashkëpunojë me “Zërin e Rinisë” , “Luftëtari”dhe “Zëri i Vlorës” qysh në vitin 1976.
Ka botuar Vëllimet poetike : “Bashkë me detin”, “Lirika”, “Bregu i mjegullt”, “Qiej dhimbjesh” (përkthyer dhe në Anglisht ), “Dehja e natës”, “Qiej gri”, “Rruga pa emër”
Ka botuar nw prozw : “Të dashuroja ndryshe” (Tregime),”Të lutem Maria” ( Roman ),”Letër nga New Jersi” (Tregime ). Powezitw e tij janw përfshirë në shumë antologji poetike, është botues i revistës për fëmijë “Valëza e kaltër”.Wshtw deruar me mirënjohje e çmime të ndryshme
letrare ndër vite.
 
 
QYTETIT TË DALLGËVE
 
Eh!
qyteti im,
ëndrra e vrarë
e petaleve
të harruara.
Ikonë e trishtë
e dhimbjes
së, një nëne.
Itake
e horizonteve
të moskthimit.
Mbrëmje
e heshtur
e një malli,
që pret.
O fllad pranvere,
në valëzimin e dashurisë.
Vetem një çast
më merr ne
krahte e tu.
Me perkund
ne djepin e valeve
dhe me zgjoh
kur agimi
te celi pranverat e
harruara.
Eh!..
Qyteti im,
loti i veses,
ne zambakun e prillit,
mos e le,
buzeqeshjen
te venitet,
ne pritjen
e vajzes se valeve.
Zgjohu ,zgjohu
nga kjo nate
e marrezise.
Eh !
Qyteti im.
Belbezimi femijnor
ne krahte e nenes.
 
 
 
MUZGU
 
Eh!, ky muzg, që zhytet, në det
valëve së ëndrrës limanet kërkon
më merr në gji një çast më rrëmben
drejt pafundësisë me yjet vallzon
 
S’po e kuptoj vall kete cast magjie
pse, me rremben ky muzge i trishte
e desha agimin ,qe ulet mbi yje
si dua dhe muzgun qe ndehe kaltersite.
 
Me trete dhe mua me valet k’te mbremje
rropatur prej kohesh dhimbjeve te mallit
i harruar mes dallgeve , pranverat vrare
degdisur honeve, me shpresen prej te marrit.
 
 
 
MËKAT APO MALLKIM
 
Mi rrëmbyet
të gjitha
dhe detin dhe qiellin
dhe qenjen time.
I vratë,
i coptuat.
U munduat
t’më mohonit perënditë.
I rrethuat me tela,
qenjet mjerane
dhe perseri.
Shkelni mbi amanetet,
mbi lavdine
mbi flamujt dhe heshtni.
Heshtni, per te vraret,
per te mbyturit,
per mjeranet.
O zot:!
Mekat apo mallkim.?
Marrezia juaj,
nuk cel me lule,
ne brishtesine,
e agimeve te humbura.
 
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s