Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj
 
 
***
 
Eh…!
Kjo dashuria jonë!
Det dhe qiell
Ajër që përthith gjer në fund
Erë që shpirtin trazon.
Koha nuk e fshin,
por as nuk e ndryshon
mbetur ashtu dy gjysma
në një pikëtakim të Hënës së plotë
endur ëndrrave natën,
për të rizgjuar të nesërmen tjetër dëshirë.
 
 
 
Ecim
 
Ne ecim pa dëshirë,
si ditët që shkojnë me vrull,
kërkojmë njëri-tjetrin
në peizazhe të shkreta,
për dashurinë, që s’ është e njëjta.
Rrethuar nga fjalët, shkronjat,
deri në shuarje të tyre.
Tani jemi në qendër të heshtjes,
dëgjojmë zhurmën e botës në errësirë,
të trembur nga kornizat e kohës,
vështrojmë hapësirat e pafundme që fshihen pas muzgjeve,
vuajmë për yjet që bien,
se e dimë fare mirë, që ëndrra zgjat fare pak.
 
 
 
Poezisë
 
Poezi, muzikë e shpirtit tim
Balsam i dhimbjeve të jetës,
Lutje e përhershme e orakujve,
Besimime krahë shtrirë nëpër qiell
Bekim i natyrës tënde brishtësi
Udhëtimin i jetës drejt ylberit të shpresës!
Frymëmarrja ime më je *Ti!
Vargu yt, përkujdesje e dritës dhe fatit
Dashuri e fshëhtë që lëvrin heshtas në gjak.
Pafajësi e rrëmbyer nga fytyrë engjëllore
Arkipelag i ishujve që flenë nën mjergull
Fluturim që më çon përherë e më larg
Abstraktsion në re të padukshme të paditurisë.
Muzë që zë fill me përflakjen e diellit.
 
 
 
Jam me ty
 
Unë gjithmonë jam me ty,
në çdo shkronjë,
fjalë, varg a një rresht,
në faqet e librave që lexon.
Jam rrezja e parë që të puth sytë e bukur,
shkëlqimi i hënës që të josh.
yll që të fton në tjetër hapësirë
e përherë më bën të ëndërroj.
Jam pranverë mbushur me të gjitha lulet,
borë mali që të freskon,
verë që të deh me ëmbëlsi,
ngjyrë ylberi që ngre urat kolorit.
Portreti im është përshfaqje,
e një deti, qielli e dielli,
ndaj zemra ime ndihet pezm i mbrëmjes
e fal në shpirt, përgjithmonë prarimin.
Nuk di ti përhumb tëndit vështrim
jam shpirti binjak që brenda teje fle!
Gëzoju dritës kur feks në dritare
e një tjetër ditë të troket pa zë.
 
 
 
Zhgënjim
 
Do të mbarojë edhe kjo verë, bashkë me një pjesë të jetës sime,
ku frika pi dëshirat në jehonën e vdekjes
e vetmia, si zog pa krahë
zbulon botën nga fjalët
në metamorfozën e kohës,
në turbullimin e ajrit,
në shqetësimin e dritës,
ku fryn era mizore e zhgënjimit.
Nata vjen e ngadaltë
njeh brengat e mia,
sheh dhe lotët e mi,
fjalët që ia fal duke pëshpëritur
në zbrazëtinë e shekullit, që gërvisht shpirtin me kujtimet e së shkuarës,
rrjedhur, si lumë i turbullt gjakun tim.
Dhe mendimet i ka mbuluar heshtja
e mbi lëkurë ka ngrirë puthja jote,
ritual i pashmangshëm .
kohë, që nuk di të përsëritet
ndoshta është shumë vonë.
për tu rikthyer sërish në parkun e dikurshëm
braktisur nga shtegëtimi i gjatë ndër të tjera ngrohtësi qiejsh.
E kuluara, kokën nuk e kthen pas.
kujtimet do i fshijë harresa.
larg njëri-tjetrit,
do të humbasim nëpër mjegullën e viteve,
e do jemi veç dy të huaj,
që largësinë e dy botëve nuk e kuptuam kurrë.

One thought on “Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s