Vij nga Dielli / Poezi nga Hana Xhihani

Poezi nga Hana Xhihani

 

Vij nga Dielli

Dëgjomë!
Vij nga kjo botë dhe sferë e saj
nga kjo natyrë plot pemë e dritë,
nga kohërat e hidhura plot vaj
nga fshehtësia e lutjeve plot frikë.

Dëgjomë!
Vij nga dlirësia, mendimi i sinqertë
nga rrënjët e tokës sime tretur,
nga trëndafili me gjethe të blertë
nga arom’ e zemrës së hekurt.

Dëgjomë!
Vij nga Dielli, që natën ka kaluar
nga qielli me të bukurën hënë,
nga aventurat e yjeve kulluar
nga një tokë e veshur ujë e rërë.

Dëgjomë!
S’ reshta së menduari, vendi im
të të ndieja pranverën të çelë
portretin të ta shihja plot gëzim,
si pemë ulliri, jo të vjelë!

Dëgjomë!
Fol me mua, sikur vetmia ime
ashtu sikur ëndrra shemb retë polare,
s’ kërkoj lutje në të cektat mendime,
që të më duken kulla planetare!

Dëgjomë!
Dua të më flasësh,
si tregtari i ndershëm, kur bën tregti,
por s’dua të më vrasësh
të shkuarën, t’ ma shuash, ta bësh pluhur e hi!

Dëgjomë!
S’ jam statujë e lashtë e erërave në dete,
as shpellë, ku drita atje njeh veç zi
as murgesh’ e mbyllur në manastirin e fshehtë
ndaj isha dhe dua të mbetem njeri!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s