Kalendari poetik: Edward Estlin Cummings (1894-1962) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Edward Estlin Cummings

Kalendari poetik: Edward Estlin Cummings (1894-1962)

U lind më 14 tetor 1894; qe poet, piktor, ilustrues, dramaturg, shkrimtar dhe eseist amerikan. Një kurreshtì jashtë poezisë: në vitin 1917, gjatë luftës së I botërore, gabimisht e arrestuan dhe e burgosën në La Ferté-Macé (Francë) për spiunazh(!). Eksperimentoi me sukses në poezi, por gjithsesi shumica e poezive të tij, si sonete etj., qëndroi brenda traditës. Mjaft poezi të tij kuptohen më mirë duke i parë të shkruara në libër se sa t’i dëgjosh të t’i lexojnë, ndaj këto poezi të tij quhen poem-picture, për shkak të trajtës së tyre. Në vitin 1931 E. E. Cummings, (për shumë artistë qe bërë modë ato kohë), shkoi për vizitë në Bashkimin Sovjetik. E gënjente mendja se revolucioni komunist kishte ngritur një shoqëri më të mirë. U bind kur pa me sytë e tij se atje kishte një diktaturë të hekurt dhe njerëzit trajtoheshin si ushtarë kazermash.
Ja një poezi prej tij në 125 vjetorin e lindjes:

ZONJË, VETËM ME MENDJE…

Do të të prek vetëm me mendje, zonjë,
të prek, të prek e të prek
deri sa ti beftas,
e drojtur dhe paturp të buzëqeshësh.

(Vetëm me mendje kam për të
prekur zonjë). Sa të të prek
dhe kaq.

Lehtë, lehtë, me shumë kujdes,
derisa të bëhesh

poezia që s’po mundem ta shkruaj…

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s