Dëshira (nënës sime, që nuk është më) / Nga: Preng Maca

Dëshira

(nënës sime, që nuk është më)

 

Nga: Preng Maca

Ka kaluar kohë që atëherë e megjithatë mendoj se gjërat mbeten në kokën tonë në një mënyrë të çuditshmë, si në një valixhe kodi i së cilës nuk dihet se ku është, ndërsa fakti se herë pas here ndodh të hapet ajo valixhe …
Atëherë ndjehesh rob, ose më mirë sjell ndërmend ato fakte falë së cilave jeton emocionalesht çastet të shënuara të jetës. Vë re se vetë këto momente rrijnë si guri mbi gurë , ngrejnë kështu ndërtesën e çuditshme të asaj që quhet jetë
… Kishte ditë që nana ime ishte e sëmurë. Rrinte shtrirë për orë të tëra . Kur ngrihej mezi lëvizte, thuajse e pengonte diçka e madhe, prej nga nuk shpëtonte dot lehtë , megjithatë mundohej…
Dritarja e dhomës ku pushonte nga sëmundja shihte nga rruga. Ishte një paradite e sapofilluar. Njerëzit në lagjen ku jetonim ishin ngritur duke e populluar rrugën poshtë dritares sonë, ku nëna shtrihej e sëmurë. Ndonjëherë ajo ngrihej , me përpjekje të madhe . Ja kjo ndodhi tani. E ndihmova pak . U afrua pranë dritares e vendosi fytyrën e rrudhur e të mplakur në xham, ndërsa përtej atij xhami bota lëshonte zërat e mrekullueshëm të jetës.
Ndërkaq një fëmijë vrapoi pastaj e shtoi vrapin, kur pas tij u lëshua një tjetër dhe e qeshura e garës kumboi lart, si shakaja e asaj dite plot diell. Dhoma kishte erën karakteristike të njeriut që dergjet në burgun e pamundësive njerëzore. E pamundura ishte nana ime. Ishte hera e parë në jetën e saj që e mbaja mend të përtonte.
Po mendoja ashtu, ndërsa nana ime i ndoqi fëmijët me sy dhe një buzëqeshje iu vizatua në cep të buzëve të holla e të thara. Tundi lehtë kokën dhe psherëtiu më një zë të ngjirur, e lodhur, shpresëhumbur, e penguar në një mendim shfaqur poshtë syve të lodhur…
_ A ka ndonjë gja? Më thuej të lutem nanë! _
Ajo qëndroi një copë herë, si pezull në ajrin e asaj dite të mbushur plot diell e jetë dhe psherëtiu përsëri. Fëmijët jashtë silleshin me vrap njerë pas tjetrit në lojën e tyre, a thua gjithçka varej nga ai vrapim pas njeri – tjetrit.
Asaj i shkuan sytë prapë atje, kur ato u shfaqën përsëri në rrugë, poshtë dritareve në xhamin e të cilës nana ime kishte mbështetur prapë fytyrën e saj të lodhur
_ Ah sikur!, dhe qeshi _
_ Çfarë ?, e ngacmova të vazhdonte atë dëshirë që sapo kish nisur ta thoshte _
_ Sikur të mund të vrapoja edhe njëherë kështu, si këta…fëmijë! – , dhe bëri me dorë andej nga fëmijët.
Ja pashë lotin e saponisur në sytë e saj. Gjeta shkak e dola për ta lënë vetëm, të kapte sërish veten nga ai çast, kur ishte ndjerë dobët.
Kur u ktheva, ajo ishte shtrirë sërish në shtrat .Sytë i mbante mbyllur dhe unë isha i sigurtë, se nuk po flinte. Ndoshta, ndoshta…po e sillte ndërmend vrapimin e saj në fëmijërinë e largët, kur vraponte si era.
U ktheva në dhomën tjetër dhe qava me një dënesë të heshtur, pa zë, qava nënën time, dëshirën e saj për të vrapuar, ndarjen nga jeta, nga vrapimet e saj të përkohshme.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s