Festivali i 8-të Ndërkombëtar i Filmit në Tetovë – ODA ( NJË BASHKËPUNIM I MADH  EVROPIAN – GLOBAL ) / Nga: Irina Hysi MA

NJË BASHKËPUNIM I MADH EVROPIAN – GLOBAL

Festivali i 8-të Ndërkombëtar i Filmit në Tetovë – ODA

QYTETI I TETËFOLUR TETOVAR – 2019

 

Sabedin Selmani – Projekt Kordinator

Themelues dhe kontribues për realizimin e këtij projekti

Festivali i Tetë Internacional i Tetovës që bëhet në Tetor të çdo viti nga dt 7 -14 Tetor , është
një qasje e re e pandalshme, në veprat kulturore mbarëkombëtare, për të operuar në nivelin transnacional një ndikim global në një kuadër shumëpalësh bashkëpunimi nga vendi dhe bota e cila rezulton të ketë një kuptim të jashtëzakonshëm multikulturash dhe një rol evolues në zhvillim më të lartë të sektorëve krijues kulturorë ndërkombëtare dhe evropianë.

Një festival i jashtëzakonshëm i Tetë , Tiff-tiff ODA International, ndërsa u bë realitet – një ëndërr për të ardhmen e qytetërimit, një rritje të mëtejshme të çdo edicionali dhe në vazdhim, me përmasa globale, ballkanike Tetovë, Shqipëri, Evropë dhe botë! Dhe një organizim gjeneral, që i dha Festivalit të Filmit ndërkombëtar të Tetovës, energji dhe FUQI!

Përtej imagjinatës ky festival ka mbledhur një audiencë të madhe pjesëmarjeje duke zbuluar talente te reja.

Në Festival konkuruan gjithsej 94 filma, u zgjodhën 3963 filma nga 113 vende në të gjithë botën, nga të cilët 88 filma kanë garuar këtë vit në Festivalin e 8-të Ndërkombëtar të Filmit në Tetova – ODA
Është padyshim një ngjarje e rëndësishme dhe një punë madhështore edicioni i tetë i Festivalit internacional të Tetovës dhe më gjerë Tiff -Oda në hapësirën ndërkombëtare do të vazhdojë si një burim i pashtershëm që do të eksplorojë pandërprerë këtë qytet mikpritës të yjeve të filmit kinematografik, të yjeve të këtij festivali që çdo herë dhe nis me vizitorët e saj të vegjël të paimgjueshëm që buçasin në sallën e teatrit të qytetit. Një gumëzhimë e paimagjinueshme e shumë fëmijëve qe përcjellin shumë energji pozitive, mirësi dhe dritë të dritëruar Qytetit Tetovar të Tetëfolur!
Nga ana tjetër, mbetem shpresëplotë se çdo herë dhe më bukur dhe me njerëz tepër të dashur e të respektuar, festivali jep jetë vetë qytetit Tetovar me programet e saj të larmishme për gjithë grupmoshat pothuajse.
Shtëpia e vogël e Odës do të ngelet si një qershi mbi tortë për organizimet e saj vullnetare me nxënës studentë e të rritur si një shtëpi e madhe ku të gjithë punojnë pa përjashtim me shumë dashuri që nga ata që e ndërtuan këtë projekt deri tek vetë fëmijët. Gjithashtu do të ngelet e paharrueshme perfomanca art anim e realizuar dhe xhiruar live me idenë për të ngelur vërtet si një vend i shenjtë që rrezaton dritë hyjnore plot art, Oda shtëpia e ideve të artit!
Për këtë arsye, jehona e tij është e madhe për besimin në vlerat njerëzore, qytetare dhe kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare, ajo çka synojnë të përcjelli inteligjenca mbarë me premisa të reja, misioni tek shoqëria njerëzore dhe e ardhmja e saj!

Është një festival me shpirt ku kontriubojnë shumë njerëz vullnetarë dhe të rinj që dashurojnë artin kinematografik!

Një falenderim të jashtëzakonshëm festivalit Tiiff Oda – Tetova një festival që ka dalë jashtë kufijve të ballkanit dhe Evropës, të gjithë shtetet evropiane ishin në garë, një festival me vlera artistike dhe shumë i nderuar nga kineastët! Mbi të gjitha do citoja vetëm një emër risi që është shpirti i këtij festivali, një organizator i shkëlqyer human kordinatorin e këtij projekti gjigand Sabedin Selmani! Ky njeri i palodhur, përkushtues i madh, i pagjumë që e shikon që vrapon dhe ndalet e ngren edhe arkat e ujit të pijshëm, tek bën çdo punë që del para papërtim, të habit me angazhimin e tij tepër serioz si të ish një superman i gjendshëm dhe kordinues për çdo zgjidhje të pamundshme ku vetënxjerr gjithë atë burim dijesh në shërbim të njerëzimit dhe të ardhmes! Është ky realitet parësor i njerëzve humanë të lindur dhe të ndershëm që ekzistojnë për të hyrë në Mbretërinë e qiellit që zgjohen dhe në heshtje për të ndërtuar dhe prodhuar një shoqëri të re, të përqendruar, në atë ç’ka është tejet e rëndësishme që çon në plotësinë!
Gjatë këtyre ditëve të këtij Festivali Mbarëkombëtar shqiptar të filmit në Tetovë prej datës 7- deri në 14 Tetor, pata nderin dhe kënaqësinë të ndjek me vëmëndje të madhe gjithë ecurinë e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme dhe shumë cilësore, që prezantuan me sukses të gjitha filmat e gjatë dhe të shkurtër të këtij festivali!
Festivali u hap me perfomancën Art të regjizorit mjeshtër dhe kalorës i animacionit Joan Zhonga MAGJIA NE PIXILATION me siglën e vetë të çdo edicioni në vazhdim dhe edicionit të tetë Tiff -8- ODA ideuar nga Irina Hysi.

Për skenarin u deshën të mbështesin vullnetarë ish studentë koreografë, aktor të universitetit, dhe grupi i punëtorisë së Odës, e cila u krijua përnjëherë dhe brenda katër ditësh ajo u paraqit në skenë suksseshëm dhe me duartrokitje e thirrje.
Veshja e bukur me këmishat e bardha, brezi me motive dhe fustanet popullore të krahinës, dritat me bateri që përshkruanin në errësirë siluatat e ndritshme lëvizjet dhe kërcimin të çiftit dhe një copë e mëndafshtë e bardhë e një gjatësie, hapjet rrotulluese e fundeve të fustaneve si në ritualet sufiste, simbolizojnë kërkimin në rrugëtimin e madh jetësor si gjëja më thelbësore e asaj që ndodh rrugës së Qumështit duke e mirëpritur pastërtisht qenien poetike brenda nesh! Si një ëndërr në hapësirën e galaktikës, lëvizje dritash me dridhje të pikturuara në blu dukej sikur atë ditë ky vend magjik i Tetorit Tetovar, i përzgjedhur nga vetë universi në tetë perënditë e Parajsës lexonin në qiell yjet e tyre të përzgjedhur të kësaj Toke të Mjaltë, ky simbol i jetes dhe ringjalljes!
Dhe në vijim mbushën skenën me vlera…!..

Në ceremoninë e mbylljes tiff Oda 2019 ishin prezent drejtues dhe të ftuar Berat Asani Mensur Aliti Andamion Murataj Irina Hysi, Jani Zhonga, Adriana Matoshi Kushtrim Hoxha Basri Lushtaku Bora Selmani Bistra Georgieva Erenik Beqiri Marija Lafi Stephan Komandarev Muzbajdin Qamili Cigdem Sezgin Ngadhnjim Mehmeti Ali Azghar Philip Bergson Latif Hasolli Andrea Denise Falco Etj…të ftuar special Ali Asgari Jean-Marc Barr!

Çmimin e Madh e fitoi – TOKA E MJALTË ! Me regjizor Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov dhe kameraman Fejmi Daut dhe Samir Luma
Një film i shkëlqyer i super merituar, ja vlen ta shikoni, po do flasim me gjerë për këtë, një film gjigand, tek e ndiqja kisha afër dhe një vajzë që nën emocionet e ndiqte filmin, ajo qante Adriana Matoshi që u cilësuar nga juria për aktoren më të mirë të vitit! Skenari më i mirë Stephan Komandarev, Simeon Ventsislavov – 8-th Tetova INTERNATIONAL TIFF

 

Irina Hysi Ma

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s