KUR LUSJE VDEKJEN TË DESHA / Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali

 

KUR LUSJE VDEKJEN TË DESHA

Të desha kur të gjithë në baltë të lanë,
Kur mes përgojimesh të hodhën të mbytur,
Kur mes krizash lusje vdekjen, të desha,
E nën makth thërrisje emrin tim e trembur…

Të desha kur shpirti të kish mbetur shkretëtirë,
Me lotët e mi të ujita, të mjekova plagët,
Por më zhgënjeve që me provën e parë,
Ma plagose besimin e më përplase dhimbjet.

Vetëm një të vërtetë naive kërkova të dija,
E ti me the që jam vetëm një i çmendur,
Me thikë ultimatumesh mu ther dashuria,
Ma përgjake shpirtin që të deshi aq pastër.

Ndjenja jote, ishte vetëm nje flluskë e prerë,
Bredh nëpër mjegull si klithmë vetmie,
E unë tani jam një lot i nxehtë në hapësirë,
Që të kërkon papushim si një lutje fëmije…

Të desha, kur mes krizash vdekjen lusje…
Pse kaq shpejt i përmbyse të gjitha,
Kaq pak vlejti vallë çiltërsia e një ëndrre,
Ishe ëngjëlli im, pse u ktheve në një hije…?!

-ENERTIN DHESKALI-
(22 Tetor 2019)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s