Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Lasgushit…

Sa ishe gjallë s’të lanë të flisje,
e ti me liqenin zure miqësi,
në bregun e tij valët i prisje
e flisje me to për të ëmblën dashuri.

Sa ishe gjallë s’të lanë të flisje,
me hënën dhe yjet zure miqësi,
me pluhrin e tyre vargjet qëndise,
për të ëmblëm, të magjishmen dashuri.

Dhe shpirtin tënd dot s’e njollosën,
sepse vepra që le është piedestal,
ndaj buzëliqenit si profet të vendosën
e dukesh i lartësuar si mali mbi mal.

Ty s’ të mposhti dot askush
O i Larti Poet Lasgush.

 

***

Po ç’kishte Maria?
Buzë Lumit të Madh
e kishte shtëpinë Maria.
( ne fëmijët e dinim të marrë,
por ndoshta s’ka qënë e marrë)
Kishte një bahçe dhe aty ishte
Edhe një pemë e madhe, një arrë.
Sa herë kalonim andej,
e shikonim Marien,
që godiste me një shkop të gjatë
degët e arrës
dhe thërriste me një zë kumbues
…, Kodoshi, Kodoshi…!
Po ç’kishte
Maria
Pse ishte e marrë
Po Kodoshi kush ishte
Pse godiste degët e arrës ?
Ne
largoheshim të shqetësuar e mendonin,
Po ç’ kishte Maria vallë?

 

Nuk u takuam…

U nisa për tek ty.
Ecja i vetëm në një rrugicë,
shkelja gjethe pemësh
Nxitoja dhe mendoja për momentin e takimit,
nuk e vija re fare se,
shiu që kish filluar të binte,
po më lagte keq.
Fillova të nxitoj hapin, por,
si për inat
dhe shiu nxitonte të më lagte më shumë.
Tek hyrja e një lokali,
më tërhoqi vemendjen buzëqeshja e një gruaje
që shërbente si kamariere.
S’di si këmbët e mia muarrën rrugën
drejt kamarjeres dhe pas pak,
u gjeta i ulur në një tavolinë.
Lokali ishte plot djem e vajza
që shijonin çajin apo pije të tjera.
Duke fshirë pikat e shiut
që po më rridhnin në fytyrë,
pa hedhur vështrimin tek kamarjerja,
porosita një çaj
dhe vura re orën që kishte shkuar 10.28.
Për dy minuta,
ishte orari i takimit me mikem time,
Ndërsa unë,
sapo kisha filluar të rrufisja çajin e nxehtë.
Mendimet e shumta,
ashtu si më parë pikat e shiut,
po ngacmonin pa mbarim.
Ajo po më prêt,
shiu nuk ka pushuar,
sytë e kamarjeres vështrojnë tek unë çuditshëm,
a thua se më lexonte mendimet që kisha në kokë.
Ajo më buzëqeshi,
ndërsa unë mendoja për miken.
Ndoshta rri e trishtuar, e mërzitur,
dhe me vështrimin në rrugë
duke pritur të shafqem unë.
Sa inat e mora shiun
që vazhdonte të binte me gjyma
dhe s’ kish ndërmend të pushonte.
Kapa celularin,
formova numrin e saj,
në anën tjetër dëgjohej zilja, por
asnjë zë.
Para meje
qëndronte kamarjerja me buzëqeshjen
si nje pikturë në fytyrën e saj.
Buzëqesha dhe unë…
Por shiu vazhdonte të binte…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s