Poezi nga Linda Dervishi

Poezi nga Linda Dervishi

 

***

Jam fryma e tij, fryma,
që me erën vjen nga larg
e më puth n’shtat,
ku me cicërrimat e zogjve
më shkit këmishën e natës,
dhe rripat e saj ndër gishtat e
mi më vjen si ofshamë e valtë
fjalësh, …prej tij, …
dhe vetëm yjet e dijnë sekretin
e epshit të hijeve në trupin tim …

 

***

Unë vij e vrullshme,
në kopshtin tënd,
shpohem gjembash,
shkundem gjethesh,
grisem,
ku kërcejtë më njohin,
e rishtas përkulen,
si thupra në trupin tim,
tek u marr, aromë luleve
e mbi petale vesa shkrin,
e derdhet në flokun tim, …
Duke më lag gërvishtjet,
si ujë bekim,
duke më shuar etjen e zjarrtë
si burim,
ku uji rrjedh
I kthjellët, …, mëkat…!

 

***

Vetmia të solli tek unë
si gjethet e pemëve,
që bien ngadalë e ndjellin
pendimet mbi puthjet.
Mbi fjalët ujdisur n’buzë
që trupin tim josh,
me sytë skllavëri.
Sa herë më afrohesh me shpirt,
sa herë thyhesh në qetësi,
sa herë sytë,
të flasin e kërkon ngrohtësi …,
pa të gjykuar,
pa të mohuar
në bardhësinë e dritave
të prekemi.
Shkëlqimin e tyre,
puthjesh ta copëtojmë…,
t’i derdhim nëpër trupat tanë,
si hajmali të mbulohemi…,
për netët e zhveshura
ku jam valë,
tek prehesh në prehërin tim
duke u dashuruar…!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s