S’ HARROJ / Poezi nga Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari

 

S’ HARROJ

Unë kurrë s’do të harroj lahutën e djegur
mbi kullën gjysëm rrëzuar,
( vajtimi i Ajkunës griste kupën e qiellit).
Kurrë s’do të harroj
ulërimën e erërave
nën lisat e shkrumbuar,
ku flamujtë e paqes frigojnë të valëviten…
As dasmat e kthyera në mort,
as vajin e burrave mbi trupa djemsh të therrur.
këngën e fikur mbi buzët e heronjve…

Mbi shamitë e zeza të nënave
përpëlitej e shuhej zemra e tharë,
lotët e pambledhur…

Unë kurrë s’do t’harroj pyllin e errët
ku ujqit kërcenin frikshëm
një valle demonësh,
dhe fustanet e bardhë të vajzave
ç’virgjëroheshin përdhunshëm…

As barin e përzhitur,
dhe fluturimin e trembur të zogjve mbetur pa fole. ..
këpucët e humbura në shtegun borëpërgjakur
të fëmijëve mbetur jetim…
lumin e dhimbjeve që rend e klith me shekuj
damarëve të mi…

Nëse një ditë i harroj të gjitha këto,
atëherë s’do të kem as atdhe.
Atëherë Kosovë s’do të jesh as ti,

S’do të ketë atëherë
as hënë, as diell,
As tokë,
as qiell…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s