Poezi nga Vasil Tabaku 

Poezi nga Vasil Tabaku 

 

PËRVUAJTJE…

Shikoj si çahet guri
Lulen
si vyshket ngadalë
Me fytyrën prej gruaje
tmerrësitë të bukur
Vizatuar mizorisht
Nga vijëza rrudhash
të pamëshirshme,
pa moshë…
Ndjej psherëtimën
Të udhëtoj
nëpër qiell
Mbi britma rrufeshë
të përflakura
Ndërsa
Brenda meje
ngadalë, ngadalë
Përvuajtja baret
Si një mbretërëshë e trishtë
Dhe kafshon dhimbëshëm
Shpirtin tim të brisht…
Jam në perandorinë e heshtjes
Ku fjala rënkonë
Nga mosfjala e vërtetë
Dhe e vërteta
Lidhur
me litarë vështrimesh vrastarë
Rënkonë ngadalë, ngadalë…
Tej në rrugë
Varfëria
ecën dhimbëshëm
Me dy pika loti ndër duar
Dhe një buzëqeshje të gjelbër
Duke trazuar pemët,
lulet dhe gjethet
Si një fllad
O Zot,
Sa e paqtë varfëria,
E qetë,
e vetmuar,
e pafjalë
Mes leckash
të sajuara
Teksa mbulojnë
lakuriqësinë e pafaj…
Varfëria
Me portretin
e një femëre magjike
Dashuri më falë
Asnjëherë
Jo, nuk pranon mëshirë
Kjo puthje njerzore
Më e trishta në botë
Skamja më e pasur
në lumturinë prej drite
Varfëria
Brenga dhe faji ynë tragjik
Dhimbja jonë e përjetëshme
Ndërton
Brenda kraharorit tim
Një univers përvuajtjesh
Dhe më kërrus pak e nga pak
Drejt tokës së shenjtë
Të përlotur,
të pafuqishëm dhe të pafjalë…

 

EDHE QIEJTË GJUNJËZOHEN…

…sepse zëri im
Udhëton
Mbi shpinën e rrufeve
Nëpër rrugët e muzgjeve
Ku qajnë dashuritë…
Bota
Është ndertuar
Prej gurëve të zjarrtë të yjeve
Dhe puthjet tona
Rendin këmbëzbathur
Mbi drithërimat e vetetimave
Me përqafime zjarri
Ku pak nga pak
Digjet heshtja e virgjër
Mes mijëra dashurive
Unë
Njoha buzët e tua të trandafilta
Që prisnin aty
Ndoshta që nga përtejeta
Nga përtejdashuria
Dhe zgjonin stuhitë e puthjeve…
Ne nuk e denim
Dashuria jonë
Ishtë djepvarri ynë
Dhimbjeëndërra jonë
Dhe dëshpërimi
I ngritur në një vargmal vuajtjesh
Përtej durimit dhe forcës
Përtej shpresës
Nën ylberët e shëndritëshëm
Të pasioneve të përflakura…
Nuk e denim
Se jeta jonë
Liria e shpirtit rrebel
dhe guximi barbar
përgjoheshin
nga sytë zezanëve
të veshur me pushtet
perandorë të pakurorzuar
O Zot!
Përse e gjithë kjo…
Ne vinim
Nga fushat e pafund të lirisë
Ku kuajt e hazdisur të puthjeve
Pushtonin hapsirat e pafund
Të pasioneve të marra
Dhimbje krenarë
Që nuk njohin asnjë pushtet
Dhe perandori…
Ne jemi dashuria
Jemi liria
Dhe qiejt madhështor
Ku zgjohen gjithë mrekullitë…
Jemi triumfi I të kaltëres
Magjia e të kuqes së trandafilit
Dhe perëndia e përqafimit….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s