Poezi nga Eva Gjoni

Poezi nga Eva Gjoni

 

***

Eja me mua në perëndim,
dikur atje anijet ishin me vela të bardha
deti është i ftohte, lahu në mbrëmje
mbi rërë ndjen nxehtësinë e diellit
përzier me afshin e tokes, shtriu mbi të
mbyll sytë, shlirohu, lëre të të prek dielli
trupi yt do të flasë, është i gjallë,
ndaj eja me mua në perëndim.
Ti ke nevoj për të, ashtu si perëndimi
është i humbur pa ty.

 

***

Thellësite ekstreme janë të frikëshme
aty ku ka shumë dritë dhe errësirë,
kur ndodh që i mbaj larg të dyja
në atë vijë çastesh të dua ty.

 

Mos harro …

Mos harro që të me duash
Mos harro sa të jem gjallë
Mos harro të më kujtosh,
mendimeve të tua,
dua t u bëhem varg
Mos harro që të më puthësh
gjithkund dhe shumë gjatë…
Mos harro të më prekësh mua
megjithëse pranë teje s’ jam
Mos harro, të mos harrosh!
Jam ende gjallë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s