Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Pak min me qiellin

Desha të vij të të trazoj,
Atë qetësi që nuk e deshe,
Diell i rremë, qiell gënjeshtar
Kur unë të thirra, ti vetëm heshte!

Mos m’u përgjigj, vazhdo të heshtësh
Jam mësuar të pres gjatë
Ama ta dish, çdo fillim vjeshtësh
Diku i kam fshehur dhe unë pak fjalë.

Ndaj dhe sonte, do të trazoj sërish
Vetëm për pak minuta fryme
Ti je i vetmi që shpirtin tim grish
Le të më dhembë, do i ndjej shijen.

S’dua të ndjesh aspak xhelozi
Nuk jemi më në kohë kolere
Në pak minuta jemi të dy
Çdo faqe libri të kësaj novele.

 

Përqasje!

Një grusht vjeshtë e padukshme, ndrydhet
A thua se nuk ka ndodhur kurrë, vonesa
Pritje ironike!
Grricje natyrës tekanjoze teksa meret me ndryshimin e orës
Dhe harron se koha në qafë i ka trokitur!

S’kuptoj ç’po i ndodh?
Pse nuk mundem të dashurohem prej saj?
Njëmijë e një pyetje, mbysin trurin
Dhe shpirtin tim të pafaj.
Ta dish, të pres akoma,
Në takimin tonë vjetor të vargjeve!

 

Dënim!

Prej gjoksit nuk rrjedh veç qumësht nëne,
Prej gjoksit shtrëngohet fjala e mbyllet, aty mblidhet, mbytet e së fundi pikon lot.

Aty në gjoks janë disa fije të pakuptueshme
Herë i ndjen prej ngacmimit të pafaj
E herë kanë vërtet aq faj, dhe s’mundesh

Prej gjoksit nuk pikon veç dashuri
Ndodh të jetë mbledhur aq shumë vrer
E fillon të vjellë nji lëng si në portokalli

Është i tëri helm, ka ndejtur kohë nën gji
Dhe fati i flet me emër të mbrapshtë
Dënim!

 

Për ty!

Çdo natë rrëmbej një copë hënë për ty
Për ty çdo ditë rrëmbej një copë qiell të kaltër
Çdo çast grish një copë shpirt e ta nis
Për ty, çdo orë vizatoj një shtëpizë të ngrohtë
Teksa çatisë i del një re tymi prej oxhakut.
… shpresoj!

Diku në një cep, mbështjellë mijëra mendime
Pjesë muresh suvatuar, mos t’i duken të çarat.
Meri dhe lotët e tharë syve ngatërruar
Në gjysmën time harruar misionit të saj
Për ty kthimit në kohë me hapa shpejtuar
…shpresoj!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s