JETA ËSHTË POEZI / Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

JETA ËSHTË POEZI

Ajo që nuk duhet na ndodh më shpesh,
Nuk shikojmë udhën e shkruar të fatit
Si duket edhe fati prandaj na përqesh
Por ne jemi gatuar me brumin e inatit.

Dhe nuk rreshtim luftën për të fituar,
Gjithçka që duam dhe na takon
Vitet që vijnë bëhen kohë e munguar
Vitet që ikin përcjellim si jehonë.

Po jeta? Kur do e jetojmë këtë jetë?
Mbetëm në luftë, djalli ta marrë
Jetojmë me atë që s’është e vërtetë
Përcjellim në morg shpresën e vrarë.

Eh, ju poetët, një mik më thoshte
E pikturoni jetën sikur një ëndërr
Ju ngjani si hamenjtë e kësaj bote
E tresni dhimbjen në notat e këngës.

Kështu është poeti, i dënuar
Ta shoh diellin më parë se të tjerët
Poeti me jetën është i dashuruar
Siç janë me erën edhe flugerët.

Jeta është këngë, jeta është poezi
Maratonomak mbeti përherë Poeti
Përcjellë mesazhe plot dashuri
Siamez me jetën si bregu me detin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s