Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
SIMFONI UJRASH
 
Në ishullin pa brigje
kemi mbirë të dy,
mes nesh s’ rrjedhin ujra
por vetëm mërzi.
 
Asnjë zë prej valësh
a pritje ledhatare,
malli im i zjarrtë
u vyshk mbi dritare.
 
I ngurtë lind agimi
mesnata s’ka yje,
përse më premtove
se një ditë do vije.
 
Ç’ ti them unë zemrës
që po klith prej malli,
një lume hidhërimesh
thërmohet tek zalli.
 
 
 
DRITË E MUNGUAR
 
Perëndoi dielli i shpirtit
kufijve të qiellit harrohet
errësirës një kometë
shfaqet e nis të ndriçohet.
 
Tretet shpirti perënduar
mjegullës së honit bie,
eja, me rreze në duar
zemra të mos ketë më hije.
 
 
 
KUR JAM LARG TEJE
 
Jam larg e ndjehem kaq e vetme
në qiell hëna veten vizaton
do doja sot një puthje a një prekje
asgjë veç tyre s’ më sjell emocjon.
 
E errët nata shtrihet anembanë
në rrugë vetmia çartet si një plak
kujtimi yt, si ëngjëll më vjen pranë
e shtyn në zemrën time më shumë gjak.
 
E vetëme s’ jam, por ndihem vetë i dytë
në trupin tim lëviz një dallgë me shpresë.
Ti eja , eja ëngjëll më puth sytë
përndryshe nata mundet të më tresë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s