Poezi nga Peraq Risto

Poezi nga Peraq Risto

 

***

Mundet të ma zgjasësh dorën
Jo për lëmoshë
Po për të ledhatuar gishtërinjtë e vegjël
Që prekin rrezen e një flauti
E më kthejnë në tingullin tënd.

 

Ç’mund të thotë një njeri para vdekjes 

Hëna e merr dritën nga Dielli
Vdekja i merr njerëzit nga jeta

Merrni pesë pëllëmbë nga gëzimi im
Dhurojani një fëmije të porsalindur
Dhe jeta e tij do zgjatet e lumtur gjer në pleqëri.

Dilni në oborr dhe prisni hijen e pemës
Bëni një arkivol të bukur me drurin e vishnjes,
Më mbuloni me pak metra qiell të kthjellët

Dhe në vdekje i pashkëputur nga qielli
Dhe në vdekje i pashkëputur nga pemët.

Vendoseni arkivolin në dheun e butë të mirënjohjes suaj
Hidhni sipër grushte dheu të shkrifët
dhe do më duket e butë vdekja.

Do lulëzojnë dhe do piqen vishnjet në kafkën time
Do pikojnë vishnjet në vdekjen time.
Dhe në vdekje i pashkëputur nga jeta.

Një pemë e gjelbër
Pak metra qiell.

 

I FUNDOSUR…

I fundosur në një det sa një dhomë, me dallgë sa një pasqyrë apo sa një jastëk
Me peshkaqenë sa një mendim, sa një frikë e hershme, sa një kërcënim
Sa një zbulim i gënjeshtrës së vjetër dhe i një të vërtete të vetpshurrur
I fundosur me disa pulëbardha që të çukisin në sy, me disa kandilë që të djegin
Dhe lëkura që ulëret dhe flluckat nga goja e nga hundët: ballona
Që duan të ngjiten lart në qiellin e mbijetesës apo në tavanin
Ku rri varur një litar: cimë e një anijeje të ndryshkur.
I fundosur në një det ku alegoritë nuk vlejnë sa koralet
Ku shikimi zbehet dhe spiranca shkulet nga rëra si dyshimi:
Pse Kapiteni duhet të mbytet me anijen dhe kur fajin e kanë të tjerët?!…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s