Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

MATRAPAZI I KOHËS SONË

Rrinë së bashku në një tryezë
I stërpikur me ngjyra kameleon
Hipokrizinë e gëlltit menjëherë
Mat e çmat vetja i del e pavlerë

Shkel mbi kohën e shkuar
Dy fytyrat me politikë i ngatërron
Harron të djeshmen shtiret i dijshëm
Zilia e çorodit e çorienton

Shtiret i njerëzishëm e nuk dëgjon
Të mbarën mbrapsht e rrotullon
Veç vetvetes askujt si beson
Mbi miqtë hije dyftyrësi lëshon

Matrapazi i kohës sonë
Të jep dorën e njeriut xhambaz
I ngjyrosur me lëkurë si kameleon
Syngrirë si gjarpër pret të helmon.

 

ME SHPIRTIN PLOT DRITË

I lumtur është ai që shpirtin e ka plot dritë
Dhe fijet e territ i ka këputur prej kohësh
Kufiri i dritës gërshet i pleksur me dashuri
Ku hijet e urrejtjes s’mund t’i ngjiten dot
Vetëm jeta kalon të këndojë këngën e vet
E ngjitur për zemër pa mëkate dashurie
Njeriu që të jetojë i lumtur në këtë botë
Me shpirtin plot dritë mirësi të rrezatojë.

 

Pemë të bukura

Pemë të bukura flakshëm vjeshtoni
frutat plot lëng iu kullojnë
tretet bukuria petkut të zhveshur
fëshfërijnë e kërcasin gjethet purpur

Trupi i zhveshur nuk iu ka shije
ashtu si lëkurë e trupit pa aromë
bryma mbi petkun e grisur bie
era si shtrigë flokët ju rrëmben

E gjatë është pritja dhe durimi
kufijtë e stinëve janë pleksur
zemrohet mardh e ngrin dimri
derisa mugullon sërish kërcelli

Pemë të bukura flakshëm vjeshtoni
frutat plot lëng iu kullojnë
me lëngjet pranverore prapë vërshoni
aromë e ëmbël lëkurën iu mbulon.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s