Dua një palë sy / Poezi nga Altin Meçja

Poezi nga Altin Meçja
 
 
Dua një palë sy
 
Sot më dhembin sytë,
kisha dëshirë të flisja,
por veshët nuk më dëgjonin,
vendosa të eci….
Drejtë asgjëkundi!
 
Poshtë një dritare pashë një lule,
ishte e lodhur nga nata,
errësira e kishte prostituar fort,
nisi të qante,
si qiell vjeshtor.
 
Filova të fërshëlleja si dikur,
melodine e thirrjes së shpirtit,
mendjen ma trazuan,
fasulet e ngrëna mbrëmë
e shtigjet mi ngatërrojnë.
 
Loti i asaj luleje,
kujtonte lotët e mi në fëmijëri,
një dëng ferrash po digjeshin,
tymi nuk mundte të ngrihej.
E qëpallat kurdiseshin në shi.
 
Bulevardit pashë disa vajza,
mbuluar shamish fshiheshin,
i njoha aromën,
po njësoj gogsinin si dikur.
Ëndrra të thyera mbi mur.
 
Era e ngordhjes së një mace,
hundesh më rrenqethën lëkurën,
gajasja e tyre shalësexshitur,
më beri të mbyllja sytë,
në rrugën asgjëkundi.
 
U ktheva përsëri te lulja ime,
pashë që po buzëqeshte,
një aromë pranvere po vinte
puthe, është e jotja pafund më tha.
E mijra copëza jete lulzuan.
 
Vrapova ta puthja gjembash,
ndjeva nje çlirim shpirti,
si fëmijë drejt dashnisë,
unë të dua ty,
edhe unë ty i thashë lirisë!
 
Mars, 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s