Poezi nga Vasil Tabaku

Poezi nga Vasil Tabaku

 

JAM ENDE NJERI

…se

edhe për lulen e këputur

Sytë e mi

kanë ende lotë

Buzët e mia

Nuk I kanë mbaruar

të gjitha puthjet

Kam ende puthje…

Nëpër gurët e rrugës

Hapat e mi

Gjunjët e vrarë…

Nëpër qiell

Ka ende plagë

Lidhur

me fashat e Hënës…

Zemra ime

Këmbezbathur

Rend

nëpër truallin e zjarrt

të dashurisë…

Aty këtu

Janë pikat e gjakut të saj

Margaritar dhimbjeje

Dhe pengjesh të pafund…

Oh sa dasshuri rënkojnë

Sa dashuri

Kanë mbetur

ende atje larg

Ende të paprekura

Toka të pazbuluara

Gjinjë të pa puthur

Duar të pashtërnguara

Ofshama

Të mbetura

nëpër horizont

Si pellumba të kaltër…

Përqafime

të mbetur pezull

mbi supet e brishtë

të marrëzisë

me brengën e pritjes…

Jam ende njeri

Nëper sytë e njomur

Zhuriten

gërmadha ëndërrash

Fjalë ende të pathëna

Puthje

Ende të pa marra

Nëpër shpirtin tim

Perandori e diellit

Ngre qytete drite

Ejani miqë…

Eh, ejani po mundet

Ju pres,

Ka vend për të gjithë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s