Poezi nga Ana Toma Agraja

Poezi nga Ana Toma Agraja
 
 
Puthja e parë
 
…ai djali me tutat e kuqe,
që vinte drejt meje gjithë turp,
kishte rrëmbyer veç zemrën time
dhe unë të tijën zemër të butë.
 
Nga malli, një dite pa u parë,
shpirtrat tanë digjeshin prush.
Nuk kishim telefonë, celularë,
Ëi-Fi, apo Facebook.
 
Ah, sytë e tij ç’ngjyrë kishin
ishte frymë, jetë dhe pranverë.
yjet i zbriste në tokë kur më shihte
bashkë me Hënë, Jupiter, dhe Diell!
 
Nuk e dinim se çfarë ishte të duash,
na mjaftonte shikimi në sy.
Oh, sa qeshte dhe toka ku shkelnim
çelnin lule mbi kodër, dhe gurë.
 
Kur puthjen e parë më dhuroi,
ndaloi shiu. Bota u shua.
Ai djali i turpshëm, pa frike
në buzë, lehtësisht puthi mua.
 
Aq desha, të ndjeja, se ai ish’ fryma ime
i ëmbëli lot, kur rrodhi ngadalë,
më puthi dhe dashuria ime
e ndjeu përjetë puthjen e parë.
 
 
 
Pesë vite pa Nanën
 
Pese vite si sot, iku e imja Nanë.
Iku.., as nuk e pashë sesi.
Më thane se mbi trup, kish’ një rreze drite
nje gjysem arkivol hapur, si hënë!
 
Të fundit herë, që ja dëgjova zërin
pesëmbedhjetë javëshe, isha shtatzanë.
Më bekoi ëmbëlsisht, siç bekon Nana
Më tha:” Ta gezoftë Zoti zemrën me një vajzë!”
 
Ashtu ndodhi. Lindi Cassidy. Mbesa.
Ndërsa Ti ike, nuk u ktheve kurrë…
Unë rri dhe pres, vonë pas mesnate
Andrrat me TY, me sy hapur i kqyr’…
 
Herë jena bashkë, ashtu me kokën në prehër
Herë jena larg, por afër me zemër!
Herë më bërtet, më qorton dhe flet…
Herë më mbështjell me krahët e tu,
kur gjumi nuk më merr!
 
Pesë vite si sot, iku, Nana ime.
Ku nuk e kërkova, në qiell dhe mbi dhe’…
Shoh veten në pasqyrë, them, “ je veç e imja!”
Por gabohem Nanë, ke dhe fëmijë të tjerë.
 
Në ëndrr pse nuk vjen, siç vije në fillim?!
Dua veç të flas, të flas papushim…
Pesë vite pa TY, zemra grusht më është mbledhur…
Pastë ndjese shpirti YT, në paqe i prehur.
 
*Kqyr’ = Shoh
 
 
 
Nuk na mjaftojnë Dy Jetë, Dashni!
 
Nuk na mjaftojnë dy jetë, për tu dashtë, dashni
Dy jetë për tu puthur, siç puthemi bashkë.
Dy jetë për të shiju, lumturinë e fëmijëve tanë
“Dy jete për veten, për mbesat, nipat” : – thamë.
 
Do na duhen dhjetë shekuj, t’ i shkepusim shpirtrat,
aq të ngjitur jemi, sa dy jetë kërkojmë.
Plot dy jetë na duhen, të na shkrihet buzëqeshja,
me thinja dhe me rrudha, do duhemi përgjithmonë.
 
“Dy jetë nuk më mjaftojnë të të dua, dashni”
Më the këtë mëngjes, sapo hape sytë.
Lehtësisht mbi buzë, u ndez një shkendijë
pastaj një zjarr i madh, në gjoks dhe në trup…
©Ana Toma Agraja
Cheshire, CT 🇺🇸

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s