Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

qiri i ndezur me 1 nëntor

ne e ndezëm për ju qiririn
që dridhej dukshëm, si vetë dhembja
shkaqe që flakën e tij e dridhin
janë malli,dashuria e brenga…

Domosdo na mungoni shumë
ndodh me njerëzit e gjallë kështu
Ju kurrë nuk do të vini dot tek ne
por ne do të vijmë një ditë…, tek ju.

 

trafik

është e frikshme bota

në këtë trafik të tmerrshëm!

duhet patur kujdes të madh ,

se pa dashje

mund të përplasësh, rrugës, makinën

dhe të marrësh mbi shpinë

një ditë me telashe,

ka aq shumë trafik,

sa ti duke ecur

mund të shkelësh këmbën dikujt

pa e njohur,

por mjafton t’i kërkosh falje.

ka shumë trafik të shpeshtë bota!

duhet patur shumë vëmendje,

sepse në një çast mërzie a lodhje

mund t’i shkelësh zemrën

njeriut që do!

 

andrra

natën u shfaqe,
krejt e argjendë , sytë e tu
e zbusin botën e egër e vrastare
na bëjnë të duam sërish jetën
jetën e mbushur plot drita e me njëmijë dritare

dua të zgjohem e ta shkruaj andrrën,
por trembem se e prish gjendjen e në përtesë
shijoj lartësinë e jetës, pastaj gjumi vdekje e bën punën e vet magjishëm…
të nesërmen lodhem ta kujtoj atë andërr…
përpiqem më kot,
e pendohem pastaj pse nuk u zgjova.
e imazhin e mbart pavetdijshëm gjatë
në orët e gëzuara të ditës.

 

për vargjet

diçka prej zogu
ka tek emri yt.
kur të gjuajnë ty
i kam lotët në fyt!

 

gjurma

Ka vite ndodhi mes nesh…
asaj flake u ngrohëm magjishëm!

e di ,të lumtur ishim asokohe bashkë
me dashurinë tonë të çuditshme!
pastaj ti ike aq larg.
ngjan ajo kohë mes nesh me një histori të trilluar,
sikur nuk kemi qenë kurrë bashkë…
por nganjèherë krejt pa dashje
ti i le gjurmët në këtë letër
e vizaton botën e pa caqe.

 

për të gjithë

një pikë helm të fortë
dhe …vdekja,
është e garantuar.

ata që duhen
jetojnë më gjatë
sepse,
e pijnë helmin të holluar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s