Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali

 

SOT JAM NJË FENIKS

Sot jam një feniks i përhumbur në nje vorbull ndjenjash,
Duke ndriçuar natën e mbushur me djaj,
Me flakën time të shpirtit.
Po pres të ringjallem nga pluhuri i galaktikave,
Do ngrihem sërish nga zjarri
I dashurisë sime titanike,
Që vdiq nën themelet e zhgënjimit.
Sot jam një feniks
Në portën e piramidës hyjnore,
Që ringrihet prej hirit..

 

DRIDHEN NDJENJAT E VRARA

Dridhen ndjenjat e vrara nga vuajtjet,
Si gjethe të zverdhura nën erën e vjeshtës,
Të pikura aq hidhur nga zhgënjimet,
Dhe shpartalluar prej thikave të dhimbjes.
Dashuria është vetëm një iluzion gënjeshtar,
Një lule petalebukur, një ëndërr e pabesë,
Që sakaton ndjenjat e brishta pa mëshirë,
Është vetëm mirazh ngacmues perëndimi,
Që luan me vështrimet e etura në shkretëtirë…
Dridhen ndjenjat e vrara si gjethe,
Teksa presin ndarjen duke përtypur lotë,
Në shpirtin që lundron në oqeane vdekjeje,
Zhgënjyer nga njëriu që do më shumë në jetë…
Dridhen ndjenjat e vrara si gjethe,
Dhe bien të shkelura nga hapa dhimbjesh,
Viktima zemërshpuara të pabesive nën heshtje…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s